Pershendetje kolege,
Lidhur me ceshtjen e femijeve ne situate rruge, fenomen i vazhdueshem i cili sic po verehet eshte ne shtim e siper, sic duket autoritetet lokale dhe qendrore vazhdimisht e injorojne kete dhe nuk ofrojne zgjidhje as te perkohshme e lere me permanente.
Linku: http://www.koha.net/kosove/18047/autoritetet-i-kerkojne-policise-largimi...
Ju inkurajoj qe te komentoni lidhur me kete problematike si dhe ofroni lirisht opinionet tuaja per menyrat qe do te mund te ndikonin ne menyre efektive per permiresimin e gjendjes aktuale. Ky fenomen eshte sidomos i shprehur ne qytetet me te medha (Prishtina, Prizreni, Peja etj.) si dhe ne artikullin e meposhtem autoritetet lokale te Prizrenit kerkojne largimin e lypsareve nga Policia e Kosoves. Gjithashtu i inkurajoj edhe koleget nga Shqiperia qe te perfshihen ne kete diskutim pasi qe kjo problematike i prek te dyja vendet ku kemi edhe raste ku preken te dyja vendet dhe ku kemi edhe levizje nga njeri vend ne tjetrin.
Qasja e MASHT-it ndaj kësaj problematike
Duke dashur t`i kontribuoj kësaj teme, po i jap disa informacione rreth punës së Ministrisë së Arsimit, në parandalim të punës së fëmijëve . Fillimisht të themi se puna e rrezikshme është sanksionuar me ligjet në fuqi bazuar në Konvnetat e ILO-s 138 dhe 132, konkretisht nga Ligji i Punës dhe më tej U.A. 05/2013 për Parandalimin dhe Ndalimin e Formave të Rrezikshme të Punës së Fëmijëve në Kosovë, ku edhe listohen format e rrezikshme të punës së fëmijëve, ndër to edhe Puna në rrugë, në kuadër të së cilës hyn edhe kërkimi i lëmoshës ( Lypsaria)
Duke e pasur parasysh që puna e rëndë e fëmijëve lidhen ngushtë edhe me problemin e braktisjes së shkollimit, por edhe me predispozitat e involvimit të fëmijëve në trafikim, eksploatim dhe krim të organizuar, MASHT ka reaguar me kohë në integrimin e këtyre temave në planprograme mësimore dhe aktivitete të ndryshme jashtëprogramore brenda shkollave. D.m.th. temat e tilla janë pjesë integrale e procesit edukativo-arsimor. Po ashtu, MASHT ka treguar përkushtimin e vazhdueshëm në trajtimin e problemit të braktisjes së shkollimit, duke synuar gjithëpërfshirjen në arsim.
MASHT-i vazhdon pjesëmarrjen aktive në grupet ndërministrore të themeluara nga MPMS, si në hartim ashtu edhe në raportim mbi zbatimin e dokumenteve që lidhen me parandalimin dhe eliminimin e formave të rrezikshme të punës së fëmijëve në Kosovë. Kështu, MASHT bën përpjekje për të adresuar dhe realizuar mandatin dhe përgjegjësitë e veta në drejtim të parandalimit të punës së rrezikshme për fëmijë, duke synuar realizimin e të drejtave të fëmijëve, veçanërisht të drejtën për arsimim.
Në vijim do t`i veçoja disa nga veprimet me ndikim te ky e U.A. 05/2013 për Parandalimin dhe Ndalimin e Formave të Rrezikshme të Punës së Fëmijëve në Kosovë:
MASHT ka aprovuar materialin didaktik që ILO ( Organizata Ndërkombëtare e Punës) në Gjenevë ua ka dedikuar shteteve për parandalimin dhe eliminimin e punëve të rënda për fëmijë, kemi realizuar takime e punëtori me ç`rast e kemi promovuar dhe shpërndarë materialin në komuna ( për numër të shkollave). (Shkollat e kanë në dispozicion materilian edhe në webfaqen e MASHT-it).
Kemi realizuar ligjërata në shkolla, me nxënës dhe mësimdhënës, ku e kemi promovuar listën e formave të rënda të punës së fëmijëve dhe rolin e shkollës në parandalimin dhe reagimin ndaj tyre.
Kemi realizuar punëtori me DKA dhe shkolla me qëllim të prezantimit të Udhëzimit Administrativ 05/2013 2013 dhe qartësimin e rolit të institucioneve arsimore për zbatimin e tij.
U hartua kurrikula për siguri në punë, manualin “Rinia në Punë - Diskutimi për Sigurinë, Një kurrikulë për Sigurinë dhe Shëndetin për Punëtorët e Rinj”.
MAShT çdo vit i jep tekstet falas për të gjithë nxënësit e arsimit të obliguar ( 1-9), gjë që ndikon në parandalim të braktisjes por edhe të involvimit të fëmijëve në punë të rrezikshme;
Po zbatohet U.A. Krijimi dhe fuqizimi i ekipeve për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes dhe mosregjistrimit në arsimin e obliguar, prej nga kemi krijuar sistemin e paralajmërimit të hershëm të braktisjes gjë e cila ndihmon edhe identifikimin e fëmijëve që punojnë.
Bazuar në punën e lartshënuar kemi rënie të numrit të braktisjes nga viti në vit (sivjet e kemi 0.2.% braktisjen te arsimi i obliguar ) dhe ky indikator flet se po zvogëlohet numri i fëmijëve në rrezik e që mund të lidhet edhe me përfshirjen e tyre në punë të rrezikshme.
Mbesim me shpresë se strukturat ekzistuese komunale, veçmas Komitetet Lokale të Veprimit ( që mbikëqyren nga MPMS) ta bëjnë promovimin e duhur të këtij udhëzimi ashtu që në nivele komunale të bashkëveprohet në zbatimin efikas të tij, nga perspektiva e secilit sektor.
Hello everyone ,I'm Cora Danny from the USA and I want to te
My Name is Marion Jean, From the USA,California. I wish to s
MY LOVER IS BACK... My name is Evelyn from Chicago USA. I a