Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëveprim të ngushtë me policinë e disa shteteve evropiane (Hungari, Kroaci, Slloveni dhe Itali) dhe në përkrahje të EUROPOL-it, pas hetimeve intensive të kryera për disa muaj, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi mirë të organizuar ka arrestuar 8 persona të dyshimtë.

Grupi ishte i shtrirë në shtetet e lartcekura, që në vazhdimësi kryente veprat penale të krimit të organizuar, kontrabandim të migrantëve, ka arrestuar tetë (8) persona, nën dyshimin e bazuar për ‘krim të organizuar-kontrabandim me migrantë’, njofton kumtesa nga Policia, transmeton koha.net.

Ky grup kriminal kontrabandonte migrantë kosovarë të moshës së mitur, destinacion i të cilëve ishte më së tepërmi Italia. Janë evidentuar 35 persona të cilët ishin viktima të këtij grupi. Për një person të kontrabanduar fitonin nga 3000-3500 euro. Për të kryer këtë veprimtari të dyshuarit nga qytetet e Kosovës përmes Serbisë, Hungarisë, Sllovenisë deri në Itali, zakonisht shfrytëzoheshin veturat e tyre ose edhe lidhje tjera si taxi dhe autobus.

Bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 27.10.2016 në rajonet: Pejë, Gjakovë dhe Gjilan, (në tetë lokacione), është realizuar operacioni policor, i koduar me emrin “KAPO”, i cili ka rezultuar me sukses.
Ky operacion është udhëhequr nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, për herë të parë me prezencën e dy zyrtarëve nga EUROPOL-i dhe një zyrtari të Policisë hungareze.

Ky operacion është mbështetur nga të gjitha njësitë relevante policore dhe nga Prokuroria.
Gjatë këtij operacioni vlen të theksohet se fillimisht janë arrestuar gjashtë (6) persona të dyshuarit, ndërsa dy (2) të tjerë janë arrestuar pas operacionit policor e që numri i tyre arrin në tetë (8) persona të dyshuar të cilët janë si në vijim:

• L. H. lindur me 1966 m/sh/k
• R. H. lindur me 1970 m/sh/k
• F. H. lindur me 1974 m/sh/k
• L. H. lindur me 1999 m/sh/k
• S. K. lindur me 1969 m/sh/k
• A. P. lindur me 1957 m/sh/k
• V. R. lindur me 1975 m/s/Serbisë
• E. A. lindur me 1961 m/s/Serbisë

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:

• 4 (katër) vetura
• 12 (dymbëdhjetë) telefona celularë
• 6600 (gjashtëmijë e gjashtëqind) euro para kesh,
• 1 (një) revole,
• 2 (dy) granata dore
• 82 (tetëdhjetë e dy) fishekë
• 1703 (njëmijë e shtatëqind e tre) gramë marihuanë
• Dokumente të ndryshme relevante që vlejnë si prova për procedurë.

Personat e dyshuar janë dërguar në gjykatën kompetente për procedim të mëtejmë.
Policia e Kosovës me datën 10.11.2016 ka dërguar dy zyrtarë nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar në Hagë, me qëllim të konkludimit të operacionit.

https://www.youtube.com/watch?v=5WXaJRhwmjU

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
39
Hintalovon Gyermekjogi Alapítvány publikon një video të raportit vjetor mbi gjendjen e të drejtave te fëmijeve ne Hungari.    
0
390
Partnerët për Edukim mbi të Drejtat e Njeriut (HREA) Soka Gakkai Internacionale (SGI) dhe Zyra e Komisionierit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) kanë prodhuar këtë film së bashku si një mjet për të rritur…
0
4889
Cfarë ndodh kur ndalojmë së futuri njerëzit në kuti? Kjo ështe një video mjaft e fuqishme, prodhuar nga TV2 Danimarkë vjen në formën e një eksperimenti social 3 minutësh i cili fillimisht tenton të grupojë njerëzit bazuar në një apo dy…
0
14
Diskutimi fokusohet për fëmijët që shesin rrugëve, që kërkojnë lëmoshë apo edhe që kryejnë punë të ndryshme. Fëmijët e kontaktuar thonë se me këtë ata po i ndihmojnë familjes, por cili është dëmi që i shkaktojnë vetës? Në diskutim marrin pjesë…
0
73
Në emisionin NIN në kanalin televiziv Klan Kosova u shfaq emisioni me temën "Dhuna ndaj fëmijëve". Në këtë emision u diskutua për disa faktorë që luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin, identifikimin apo reagimin e duhur kur kemi të bëjmë me…
0
97
Save the Children bashkë me partnerin lokal HandiKos dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) gjatë gjithë vitit zhvillon aktivitete vetëdijësuese mbi rëndësinë e arsimit gjithëpërfshirës. Andaj, edhe tani kur ndodhemi në prag të…
0
6
Më 18 nëntor Zëvendës përfaqësuesja e Terre des hommes në nivel vendi për Kosovë, Alketa Lasku, ishte e pranishme në emisionin "IMAZH" të transmetuar në RTK (Radio Televizionin e Kosovës). Intervista ka ngërthyer tema që lidhen me mbrojtjen e…
0
33
Në emisionin Bon Bon të transmetuar në televizionin RTV21, është diskutuar për platformën elektronike childhub (www.childhub.org), nga pjesëmarrësit Kushtrim Islami, koordinator i projektit dhe Blerim Shabani, nga grupi i personave burimorë të…
0
23
Linja SOS për Gratë dhe Fëmijët Viktima të Dhunës Nikšić, organizon webinar-in e tretë në kuadër të projektit "Përmirësimi i shërbimeve dhe rritja e ndërgjegjësimit për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan;…
0
113
Punonjësit socialë kanë vështirësi me përfshirjen e etërve në shërbimet e mirëqenies së fëmijës. Sipas tyre, baballarët shpesh nuk marrin pjesë në shërbime, nuk marrin pjesë në mënyrë aktive në programet dhe duket se hezitojnë për të zhvilluar një…
yes
0
638
Në shumë shtete, sidomos në Evropën Juglindore, Romët përjashtohen nga arsimi, pavarësisht përpjekjeve të panumërta për të përmirësuar situatën. Ky përjashtim është edhe I drejtëpërdrejtë si për shembull vendosja e fëmijëvë Romë në shkolla ‘të…
0
42
Epoka digjitale në të cilën po jetojmë, që për kryefjalë ka rrjetet sociale dhe mediumet e ndryshme, e ka bërë gati të pamundur ruajtjen e privatësisë. Në këtë mes, fëmijët mbesin më të rrezikuarit, raporton KTV. Veçanërisht, ata me kushte të…
0
537
  Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur ose ndryshe ligji numer 37, është miratuar nga Parlamenti Shqiptar më 30 Mars 2017. Ky Kodi përmban rregullime të posaçme lidhur me përgjegjësinë penale të të miturve, rregulla procedurale lidhur me…
0
12
Znj. Alketa Lasku, Zv. Drejtoresha e Terre des hommes ishte e ftuar në emisionin e sotëm të mëngjesit në Klan Kosova për të diskutuar për lansimin e Protokollit " Puna Ndërsektoriale në Mbrojtjen e Fëmijëve ".
0
126
Vidio tregon djalin "Marsian" i cili po përjeton përjashtimin nga shokët e shkollës sepse është i ndryshëm. Djali, pavarësisht, përdor fuqitë e mbinatyrshme që ka për të ndihmuar fëmijët. Videoja tregon në mënyrë kreative vlerat dhe sjelljen e…