Diskutimi që nuk po bëjmë në lidhje me abuzimin dixhital të fëmijëve - TED Talk [Video]

Botuesi: 
TED
Data: 
01 Nën 2018

13 minuta bisedë nga Sebastian Bortnik, ekspert IT nga Argjentina i cili është përfshirë në mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi në internet. Përmes këtij diskutimi ai sjell dëshmi dhe ilustrime të abuzimit seksual të fëmijëve në internet nga të rritur që pretendojnë të jenë fëmijë dhe reflekton për atë që nuk po bëjmë apo çfarë duhet të bëjmë përmes dy aspekteve të rëndësishme:

1 - nënvlerësimin e fenomenit duke qënë se është virtual, që do të thotë se nuk po ndodh me të vërtetë. Ai thotë ".... ne jemi të sigurt se gjithçka që ndodh në internet është "virtuale ". Në fakt, ne e quajmë atë" bota virtuale ". Nëse e kërkoni atë në fjalor, diçka virtuale është diçka që duket të ekzistojë por nuk është e vërtetë, dhe ne e përdorim atë fjalë për të folur në lidhje me internetin: diçka që nuk është e vërtetë. Ky është problemi me grooming (joshjen). Është e vërtetë. Të rriturit e degjeneruar përdorin internetin për të abuzuar me djemtë dhe vajzat dhe të përfitojnë, ndër të tjera nga fakti se fëmijët dhe prindërit e tyre mendojnë se ajo që ndodh në internet nuk "ndodh në të vërtetë ..."

2 - shumica e prindërve nuk marrin masa sepse ata nuk janë të zotë me teknologjinë, ndërsa fëmijët janë shumë më të mirë, prandaj do të dinë se si të merren me të. Bortnik thotë në fjalimin e tij "Edukimi bazohet gjithnjë në dy koncepte kryesore: përvoja dhe dija." Si i mësojmë fëmijët tanë të jenë të sigurt në internet kur ne nuk zoterojme asnjë prej ketyre dy koncepteve lidhur me internetin?! Në ditët tona, ne të rriturit duhet të udhëheqim fëmijët tanë përmes asaj që është shpesh për ne një territor i panjohur - territor shumë më i dëshiruar për ta. Është e pamundur të gjesh një përgjigje pa i provuar ti më parë - pa bërë gjëra të reja gjëra të cilat nuk jemi mësuar t'i bëjmë e mund të na nxjerrin nga zona jonë e rehatisë "

Kjo bisedë na bën ne prindërve dhe profesionistëve të mendojmë për veten tonë në dy nivele: për një mëndësi më objektive lidhur me realitetin e abuzimit online si dhe mbi nevojën për të "futur duart" në gjërat e reja në lidhje me rrjetet dhe aplikacionet sociale në mënyrë që ne të dimë më mirë e më parë, që rrjedhimisht të informojmë e mbrojmë fëmijët tanë nga abuzimi online.

Topic(s): 

Ky projekt është financuar nga: