Gjashtë pasojat e përjashtimit të Romëve nga arsimi (Video)

Botuesi: 
Child Protection Hub
Data: 
08 Sht 2015

Në shumë shtete, sidomos në Evropën Juglindore, Romët përjashtohen nga arsimi, pavarësisht përpjekjeve të panumërta për të përmirësuar situatën. Ky përjashtim është edhe I drejtëpërdrejtë si për shembull vendosja e fëmijëvë Romë në shkolla ‘të posaçme” ose bullizmi diskriminues dhe jot ë drejtëpërdrejta si vështirësitë për të pasur akses në arsim për shkak të varfërisë ose mungesës së modeleve që kanë arsimin e lartë. Si rezultat, Romët kanë mesatarisht edukimin më të ulët se bashkëmoshatarët e tyre jo romë, shumë e braktisin shkollën para përfundimit dhe një pjesë e mirë mbeten analfabet. Këtu do të fokusohemi tek gjashtë pasojat kryesore  që ka përjashtimi tek jetët e Romëve dhe tek shoqëria në përgjithësi.

  • Pasoja 1: Ulet mundësia e Romëve për sukses në treg

Mungesa e arsimit dhe kualifikimit për shumë Romë minon kapitalin e tyre njerëzor dhe i bën më pak konkurues në tregon e punës, prandaj rritet edhe niveli i papunësisë si dhe ulen rrogat e komunitetit Romë.

  • Pasoja 2: Përqindje më e lartë e Romëve qe jetojnë në varfëri

Si rezultat i pasojës 1, disavantazhet arsimore të komunitetit romë kontribuojnë tek një përqindje më e lartë e romëve krahasuar me jo romët që jetojnë në varfëri. 

  • Pasoja 3: Ulet standardi i shëndetit

Për shkak të kombinimit të informacionit të kufizuar dhe mungesës së burimeve financiare, që në fakt të dyja vijnë si pasojë, të paktën pjesërisht, e mungesës së arsimit, komunitetet Rome kanë edhe standarde më të ulëta shëndeti.

  • Pasoja 4: Rritet diskriminimi dhe paragjykimi

Shumë nga stereotipat diskriminuese për romët, fokusohen tek ideja se romët janë budallenj ose dembel

  • Pasoja 5: Dëmtimi i rritjes ekonomike për të gjithë shoqërinë

Komunitetet rome mesatarisht përbëjnë një pjesë të madhe të popullsisë të së rinjve në vendet e Evropës Juglindore, ku shumë shtete kanë një popullsi në plakje dhe numër të ulët lindjesh. Si rezultat, romët kanë më shumë gjasa të rrisin përqindjen e personave të rinj, moshën e forcës punëtore kështu që aftësitë e tyre profesionale janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendeve që kanë një popullsi të lartë rome; jo vetëm që arsimi do të ndihmonte romët, por është edhe shumë i rëndësishëm si investim i mirë ekonomik sepse rrit cilësinë e punës të forcës së përgjithshme punëtore .

  • Pasoja 6: Thellohet ndarja

Përjashtimi nga arsimi e bën tejet e të vështirë për Romët të kenë pushtet dhe influencë. Kjo ndarje e bën shumë të vështirë që një individ romë të ketë mundësi të luftojë problemet dhe stereotipat negative me të cilat përballet komuniteti

 

Ky projekt është financuar nga: