Si mund ta ruajmë kontaktin midis prindërve dhe fëmijëve edhe kur fëmijët nuk jetojnë më në shtëpi?

Foto e Judit Németh-Almasi
26 Jan 2015 -- Judit Németh-Almasi

Përveç rasteve kur nuk është e sigurt, fëmijët duhet të kenë gjithmonë mundësinë të ruajnë kontaktet me personat të rëndësishëm në jetën e tyre (si prindërit, gjyshërit dhe vëllezër/motra). Nuk duhet të nënvlerësojmë kurrë humbjen që përjetojnë fëmijët nga humbja e kontaktit me persona të rëndësishëm në jetën e tyre, edhe pse këta persona mund të mos i kenë trajtuar mirë fëmijët.

Një përjashtim mund të jenë rastet e adoptimit (por ekziston fryma e ‘adoptimeve të hapura’ ku fëmijët kanë ende mundësi të kufizuara të mbeten në kontakt me persona të tjerë të rëndësishëm) ose kur plani është fëmija të mos kthehet më në shtëpi dhe në një farë pike ngrihen pikëpyetje nëse të qenurit në kontakt me prindërit mund të krijojë vështirësi që fëmija të krijojë marrëdhënie me kujdestarët e rinj dhe të stabilizohet. Kur ekziston mundësia që fëmija do të kthehet në shtëpi, duhet të bëhen përpjekje për të nxitur kontaktin. Nëse jo, do të jetë e vështirë që fëmija të rindërtojë marrëdhënien kur të kthehet në shtëpi dhe si pasojë kthimi në familje mund të dështojë.

Shkalla dhe frekuenca e kontakteve është në varësi të moshës dhe zhvillimit të fëmijës si dhe rrethanave të rastit. Në rastin e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël do të jenë të nevojshme kontakte të shpeshta ( 3 herë në javë ose më shumë ballë për ballë) sepse do të ndihmojnë që prindërit të lidhen me fëmijën dhe fëmija të lidhet me prindërit.

Kontaktet mund të ruhen si ballë për ballë edhe nëpërmjet vizitave si dhe në mënyrë tjetër me telefon, letra dhe e-mail. Mund të ndahen fotografi dhe video. Këto kërkojnë përpjekje të mëdha për të organizuar dhe për t’i mbështetur dhe kjo është një nga gjërat që duhet të merret parasysh kur organizohen mënyrat e kontaktit (sidomos nëse fëmija nuk jeton në atë zonë ose kur takimet duhet të mbikëqyren nga një punonjës).

Ky projekt është financuar nga: