Si mund të ruajmë konfidencialitetin, ndërkohë që punojmë me agjenci të tjera për mbrojtjen e fëmijëve?

Foto e Judit Németh-Almasi
05 Shk 2015 -- Judit Németh-Almasi

Fëmijët kanë të drejtën për fshehtësi dhe veç kësaj ekzistojnë ligje vendase që vendosin sesi dhe çfarë informacioni mund të ndahet. Prandaj, duhet të jemi të kujdesshëm kur ndajmë informacion me të tjerë. Kjo nuk vlen vetëm për punën tonë me agjencitë e tjera, por edhe për informacionin që ndajmë brenda organizatës sonë. Konfidencialiteti mund të thyhet pa e menduar gjatë, sidomos kur punon në një kontekst ku njerëzit njihen mirë me njëri tjetrin (si në komunitetet e vogla ku personat i përkasin një grupi të caktuar kulturor).

Informacioni duhet të ndahet vetëm kur “është e domosdoshme të merret vesh”: që do të thotë se mund të ndash hollësitë me të tjerë që kanë një rol specifik për mbështetjen e familjes. Për shembull, një shërbim birësimi ka nevojë të dijë më shumë sesa një mësues për të shkuarën e fëmijës në mënyrë që ta mbështesë fëmijën me një mjedis.

Në përgjithësi, është mirë të kërkohet leje nga fëmija dhe familja për të ndarë informacionin me të tjerët. Duhet t’iu shpjegojmë pse është e rëndësishme të ndahet informacioni dhe si do të përdoret ky informacion, në mënyrë që të marrin vendim të menduar mirë nëse do japin leje që të ndajnë informacionin. Megjithatë, është e rëndësishme të kemi parasysh se edhe nëse familjet nuk bien dakord të ndajnë informacionin, ne mund ta ndajmë gjithsesi për rastet kur objektivi jonë është të mbrojmë fëmijën (por duhet të jemi të kujdesshëm sesa informacion do të ndajmë!).  Interesi më i lartë i fëmijës është një parim i qartë dhe mund të bëhet një përjashtim i ligjit kombëtar për mbrojtjen e të dhënave me qëllim parandalimin e një krimi ( i cili mund të përfshijë edhe abuzimin). 

Ky projekt është financuar nga: