BESIMI JONË

Në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara të të Drejtave të Fëmijëve, besojmë se fëmijët kanë të drejtët të marrin pjesë tek vendimet që do të ndikojnë në jetën e tyre dhe për ta bërë këtë kanë nevojë për informacion dhe sipas moshës dhe zhvillimit të fëmijës edhe mbështetje nga të rriturit për të garantuar se do të mundësohet pjesëmarrja e tyre dhe do të jetë kuptim plotë.

                                 

UDHËZUES

 

Ne kemi zhvilluar udhëzime bazë për të mbështetur pjesëmarrjen kuptimplotë të fëmijëve:

  •  Nevoja për të pranuar se e drejta e fëmijëve për të marrë pjesë në çështjet që ndikojnë në jetën e tyre nuk është një ‘nder’ apo e mirëqenë prej dëshirës së mirë të të rriturit, por është një e drejtë e dhënë si nga e drejta ndërkombëtare dhe në shumë raste edhe në ligjet vendase. 
  • Interesi më i lartë i fëmijëve duhet të jetë gjithmonë përparësia kryesore. Fëmijët nuk duhet të vendosen në rrezik prej pjesëmarrjes së tyre. Nëse të rriturit mendojnë se nuk është se nuk është në interesin më të lartë të fëmijës që të marrë pjesë apo të konsultohet për një aktivitet të caktuar, kjo duhet të diskutohet me fëmijën haptazi dhe të merren në konsideratë fëmijët e tyre.
  •  
  • Të gjitha veprimet që promovojnë pjesëmarrjen e fëmijëve duhet të respektojnë të drejtat dhe dinjitetin e fëmijëve.
  •  
  • Të rriturit duhet të jenë të ndershëm me fëmijët përse kërkojnë përfshirjen e fëmijëve dhe cilat mund të jenë rezultatet e mundshme. Për shembull, fëmijëve nuk ju duhet dhënë përshtypja se do të ndodh hap mbyll sytë ajo që dëshirojnë ata.
  •  
  • Pritshmëritë për nivelin e pjesëmarrjes nga fëmijët duhet të jenë në përputhje me moshën e fëmijës, aftësitë, gjininë dhe kapacitetet e ndryshueshme. Madje edhe fëmijët më të vegjël mund të konsultohen për vendimet që do të ndikojnë në jetën e tyre dhe është përgjegjësia e të rriturve të gjejnë mënyrën për ta bërë të mundur.
  • Fëmijët dhe të rriturit duhet të bien dakord se cili informacion do të mbetet konfidencial dhe si do të përdoret informacion delikat.
  • Pjesëmarrja duhet të jetë vullnetare dhe fëmijët duhet të informohen se mund të ‘largohen’ në çdo moment pa frikë – megjithëse kjo do të thotë se të rriturit nuk do të jenë në gjendje të marrin në konsideratë mendimet e tyre (nëse nuk i kanë dhënë) dhe kjo mund të ndikojë tek vendim marrja 
  • Duhet të kërkohet leja nga prindërit dhe kujdestarët.
  • Proceset për pjesëmarrjen duhet të jenë të barabarta për djemtë dhe vajzat, mos diskriminuese dhe sa më përfshirëse të jetë e mundur. Duhet të merren masa të posaçme që të mundësohet pjesëmarrja për fëmijët që duan. Kjo do të thotë të merren në konsideratë edhe angazhimet e tjera të fëmijëve si shkolla, puna dhe detyrat e shtëpisë.
  • Duhet të krijohet një mjedis miqësor për fëmijët që bind fëmijët se është respektuar pjesëmarrja e tyre.
  • Të rriturit që do të ndihmojnë pjesëmarrjen e fëmijëve duhet të jetë të aftë dhe të kenë besim tek roli dhe përgjegjësitë e tyre.
  • Fëmijët duhet të informohen gjithmonë për rezultatin e pjesëmarrjes.