UDHËZIME PËR DISKUTIMIN E RASTIT

Prezantimi rastit

Të prezantosh një rast tek miqtë/kolegët është një mundësi unike për të zhvilluar njohurinë tonë dhe praktikën profesionale për mbrojtjen e fëmijëve si dhe të përfituar mbështetje dhe vlerësim. Qëllimi përfundimtar është sigurisht që të përmirësohet puna që bëjmë të gjithë bashkë me fëmijët dhe familjet, e cila shërben për të gjithë si përvojë mësimore.

Prezantimi rastit duhet të bëhet gjithmonë duke kuptuar se qëllimi nuk është të kritikojmë ose të qenit negative, por për të qenë të hapur dhe të mbështesim. Mund të jetë e vështirë për punonjësit të ‘ekspozojnë veten’ duke folur për punën e tyre dhe familjen, kështu që kërkon një farë trimërie nga personi që prezanton. Po kështu, ata që marrin pjesë duhen të kenë parasysh se është e lehtë të japësh mendje nga larg!

Prezantimi rastit është një mënyrë për të krijuar emptati për familjen. Çdo ditë pyesim pjesëtarët e familjes të na shpjegojnë situatën e tyre dhe të mbajnë përgjegjësi për zgjedhjet që bëjnë. Prezantimi një rasti të ndihmon të krijosh një ide sesi mund të ndjehen këto familje kur ju bëhen pyetje që jo gjithmonë kanë mundësi të përgjigjen ose kur ndjejnë se duhet të justifikohen.

Disa elementë për t’u marrë në konsideratë kur prezantohet një rast:

Koha – pse tani? 

Rastet që janë mbyllur /zgjidhur të japin mundësi për të reflektuar se çfarë ka funksionuar dhe çfarë nuk ka funksionuar mirë në mënyrë që të nxirret mësim për të ardhmen. Të ofrohet mundësi për të ndarë praktikat e mira.

Rastet që janë aktive/të hapura të japin mundësi për të marrë një mendim apo ide ndryshe. Kjo mund të jetë e dobishme për të ndihmuar vendim marrjen, ose kur të gjithë kanë ngecur dhe shikojnë se çfarë mund të bëjnë.

Informacion i – Shmangni ngarkesat

Kini parasysh se nëse keni punuar me një rast nga afër, keni shumë njohuri dhe informacion. Megjithatë, është e pamundur për personat që marrin pjesë në diskutim të përpunojnë shpejt të gjithë informacionin që keni, kështu që përpiquni të prezantoni vetëm FAKTET KRYESORE dhe ndodhitë. Nuk është e nevojshme të tregohet e gjithë historia dhe e shkuara, vetëm pikat kryesore (maksimumi 5 minuta). Nëse personat duan/kanë nevojë të dinë më shumë  mund të pyesin gjatë diskutimit.

Modeli më poshtë mund t’ju ndihmojë për të organizuar prezantimin tuaj/për të prezantuar rastin.

Përgatisni një genogram për ta ndarë me grupin pasi do ju kursejë kohë (pasi nuk do ju duhet të shpjegoni detajet) dhe do të jetë një kujtesë e dobishme për të ditur se çfarë bën gjithsecili në diskutim.

Konfidencialiteti

Mos harroni të hiqni / ndryshoni hollësitë që mund të identifikojnë familjen, përfshirë vendndodhjet.

Qëllimi– çfarë doni të arrini nga diskutimi?

Mendoni pse po e prezantoni rastin dhe çfarë doni të arrini prej tij. A doni që t’ju  përgjigjen pyetjeve (si “Si mund të angazhoj babain?” ose “Si mund ta përfshijmë djalin në diskutim?”) apo është thjesht për të ndarë praktika?

Përgatiteni dhe ndani me grupin dy ose tre pyetje kryesore për të dhënë ide mbi diskutimin.

Modeli për diskutimin e rastit

Prezantimi familjes – genograma dhe shpjegime të shkurtra për dinamikën e familjes
Historia, pse u përfshi familja dhe shqetësimet e para (dy ose tre pikat më të rëndësishme)
Ndërhyrjet e deritanishme  & situata aktuale – përmbledhje e pesë ose gjashtë pikave më të rëndësishme
Pikat për diskutim – dy ose tre pyetjet kryesore për t’u adresuar nëpërmjet diskutimit ose objektivave për diskutim.

Genograma

Genograma është një mënyrë për të paraqitur në mënyrë vizuale anëtarët e një familjeje dhe ngjarjet kryesore në historinë e familjes.  Genograma është fotografia e familjes dhe marrëdhënies (si pema e familjes). Kjo bëhet duke përdorur simbole të veçanta për të përfaqësuar personat dhe marrëdhëniet.  

Mund të jetë shumë e dobishme të përgatitet një genogram për ta përdorur kur të diskutohet një rast pasi jep shumë informacion të dobishëm, i cili është i dobishëm për ata që nuk kanë punuar me familjen, por që diskutojnë rastin dhe duhet të marrin shumë informacion. Duke mbajtur një kopje në dosjen e rastit i ndihmon punonjësit që të ‘fotografojnë’/rifreskojnë kujtesën për anëtarët e familjes dhe informacionin e dobishëm pa qenë nevoja të lexojnë gjithë dosjen e rastit.  

Genograma mund të përgatitet nga një punonjës vetëm, por edhe nga familja.  Kjo preferohet pasi i ofron mundësi punonjësve dhe familjes të bashkëpunojnë duke bërë një aktivitet bashkë, të krijojnë marrëdhënie dhe të garantojnë se janë përfshirë anëtarët e familjes. Duke punuar mbi genogramën me familjen të ofrohet edhe mundësia për të diskutuar historinë e familjes në detaje dhe për të eksploruar si ndjehen anëtarët e familjes për atë që ka ndodhur. Punonjësit duhet të përpiqen të përfshijnë prindërit, fëmijët dhe ndonjë anëtar tjetër të familjes nëse është e nevojshme (p.sh. gjyshërit) sa më shumë të jetë e mundur në aktivitet. 

Nëse përgatitet bashkë me familjen është mirë që të përdoret një letër e madhe dhe lapsa ose stilolapsa me ngjyra të ndryshme.

Genogramat mund të zhvillohen për të përfshirë pjesë të ndryshme të rrethit të gjerë familjar si fëmijë nga marrëdhënie të mëparshme, kushërinj, bashkëshorti/e të rinj. Zakonisht mund të jetë e dobishme që nëse përdoret Genograma të mbulohen të paktën tre breza, pra gjyshërit, prindërit, fëmiljët. Në Genogram mund të shtohen detja si vende dhe ndodhi të rëndësishme, p.sh. një aksident që shkakton nevoja të  veçanta tek dikush.

Është dhe një mundësi e mirë për Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijëve që të punojnë me një Genogram për të parë sesi anëtarët e familjes ndërveprojnë me njëri tjetrin. Për shembull, sa të hapur janë me njeri tjetrin, si i plotësojnë nevojat e njeri tjetrit dhe sa dinë për njeri tjetrin. Për shembull, nëse ka ndonjë gjë që një anëtar i familjes nuk e ka përmendur më parë.

Për punonjësit që nuk kanë përvojë si të bëjnë një Genogram, mund të jetë më mirë të praktikojnë teknikën me kolegët duke përdorur familjen e tyre si model.

Simbolet e Genogramës (shiko versionin anglisht)

Për personat që aktualisht jetojnë në të njëjtën shtëpi duhet të vizatohet një vizë me ndarje.

Genograma shembull tregon:

Familje me katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë.  
Data e lindjes duhet vetëm për dy fëmijët – Lindita dhe Shkelzen
Për një  vajzë dihet vetëm mosha - Gabriela
Mosha e njërës vajzë nuk dihet – Daniela
Një vajzë tjetër ka vdekur dhe data e vdekjes nuk dihet - Mirlinda
Mamaja dhe babai janë ndarë por nuk janë divorcuar
Dy vajza,  Daniela and Gabriela jetojnë me mamanë
Nuk dihet nëse fëmija tjetër jeton me babain.