Konkurs: Konsulent- Hartimi i modelit për qendrën ditore për fëmijët viktima të abuzimit seksual

Afati pёr aplikim: 
04 Sht 2017
Country(s) that the job is based in: 
Kosova
Organizata: 
Terre des hommes
Kosovo
Lloji i punёs: 
Consultant

Terre des hommes Kosovë shpall konkurs për rekrutimin e një Konsulenti për  projektin “Rrjeti i sigurt për mbrojtjen e fëmijëve - Faza 3" me qëllim Hartimin e një modeli për qendrën ditore për fëmijët viktima të abuzimit seksual

 

Kushtet e përgjithshme: Kontratë për shërbime

Data e fillimit të pozitës: Shtator 2017;

Kohëzgjatja e kontratë: 10 ditë pune;

Lokacioni : Prishtinë

 

HISTORIKU:

Terre des hommes në Kosovë vepron për më shumë se 15 vite në fushën e të  drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke udhëhequr krijimin  dhe forcimin e një sistemi kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Ajo bashkëvepron me disa partnerë në nivel kombëtar dhe komunal në ofrimin e shërbimeve cilësore mbrojtëse të fëmijëve dhe në nxitjen e përfshirjes sociale të komuniteteve më të cenueshme. Fusha e ekspertizës e Terre des hommes shtrihet nga ndërhyrjet e  drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm dhe familjarët e tyre dhe pjesëtarët e komunitetit, në fuqizimin e  institucioneve lokale,  regjionale dhe qeveritare dhe akterëve kyç përmes ngritjes së  kapaciteteve dhe trajnimit në vendin e punës me qëllim zhvillimin dhe zbatimin e strukturave, politikave, standardeve dhe procedurave të ndjeshme ndaj fëmijëve.

Abuzimi seksual dhe shfrytëzimi i fëmijëve në Kosovë janë çështje komplekse që për një kohë të gjatë janë trajtuar si "tabu" dhe nuk është raportuar tek autoritetet përkatëse për shkak të stigmatizimit etj. Edhe pse është çështje e ndjeshme, ka pak të dhëna ose hulumtime në lidhje me numrin e fëmijëve që janë viktima të abuzimit seksual, dhe riintegrimit të tyre.

Sidoqoftë, sipas Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijëve, Kosova ka ndërmarrë shumë veprime për parandalimin dhe ndalimin e shfrytëzimit seksual (0.77) përmes ligjeve, politikave, shërbimeve të ndryshme dhe koordinimit me vendet e tjera fqinje. Nga ana tjetër, sistemi i llogaridhënies është ende i ulët krahasuar me dimensionet e tjera (0.423) të veprimeve të qeverisë. Gjithashtu vlen të përmendet se Kosova nuk e ka ratifikuar Konventën e Këshillit Evropian për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual. Përveç kësaj, për shkak të statusit politik, Kosova nuk është e përfshirë në Konventën e Budapestit 2001 për krimin kibernetik (Indeksi i Mbrojtjes së Fëmijëve, 2016). Pra, Kosova ka treguar rezultate pozitive në parandalimin dhe ndalimin e shfrytëzimit seksual, por ende ka nevojë për përmirësim të mekanizmit të referimit duke forcuar vetë-raportimin si dhe raportimin nga bashkëmoshatarët. Ofrimi i shërbimeve për fëmijët viktima të abuzimit seksual është një çështje tjetër e cila duhet të zhvillohet dhe përshtatet më tej në kontekstin e Kosovës dhe faktorëve kulturorë.

 

QËLLIMI:

Abuzimi seksual është situata më e rëndë dhe traumatike kundër fëmijëve. Për të trajtuar këtë çështje, krijimi i një modeli posaçërisht për fëmijët në rrezik të lartë të cilët kanë nevojë për strehim dhe mbështetje të menjëhershme do të përmirësonin gjendjen e këtyre fëmijëve si dhe riintegrimin e tyre në shoqëri. Për këtë qëllim, angazhimi i një konsulenti kombëtar ose ndërkombëtar do të përqendrohet në zhvillimin e modelit të shërbimeve të specializuara dhe emergjente për fëmijët në rrezik të lartë të neglizhimit, shfrytëzimit dhe formave të tjera të abuzimit duke patur një qasje holistike. Modeli dhe shërbimet e synuara mirë do të marrin parasysh aspekte të ndryshme të mirëqenies së fëmijës, siç janë siguria, shëndeti, shëndeti mendor, mbështetja arsimore, sociale dhe psikologjike etj. Do të mbahen takime të ndryshme dhe punëtori me palët e interesit kombëtare me qëllim Për të ndërtuar modelin bazuar në nevojat e fëmijëve në rrezik të lartë dhe në kontekstin e Kosovës, në mënyrë që të sigurohet cilësia dhe qëndrueshmëria e këtij modeli.

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

I/E udhëhequr nga Zëvendës Përfaqësuesi për Kosovë dhe Zyrtari i Programit për mbrojtjen e fëmijëve, konsulenti duhet të:

Shqyrtoj dokumente (në zyrë), e hulumtimeve, analizave të gjendjes së qendrave ditore që ofrojnë shërbime për fëmijët  viktima të abuzimit seksual në vendet e tjera
Zhvilloj metodologjinë e përdorur që do të drejtoj krijimin e modelit për shërbimet për fëmijët viktima të abuzimit seksual
Në bashkëpunim me ekipin e Tdh-së organizon/moderon punëtoritë e konsultimit me profesionistë të institucioneve qeveritare dhe përfaqësuesit joqeveritar për të diskutuar nëse modeli i zhvilluar i plotëson nevojat e fëmijëve viktima të abuzimit seksual, nëpërmjet identifikimit dhe dakordimit rreth shërbimeve bazë për ata fëmijë. Kontributi nga të gjithë akterët do të nxirret dhe do të merret parasysh gjatë zhvillimit të qendrës ditore
Përgatit udhëzimet për punëtoritë
Shqyrtoj sugjerimet e ofruara nga të gjithë akterët, si dhe zyrtarët e Tdh-së 
Finalizoj modelin e qendrës ditore duke pasur qasje holistike ndaj mirëqenies së fëmijëve si dhe shpjegon se si secili dimension ndërlidhet me tjetrin 
Sipas mundësisë, ndërton modelin bazuar në shërbimet që janë në dispozicion në Kosovë dhe se cilat shërbime duhet të krijohen ose forcohen më tej 
Merr pjesë në takimet informuese me përfaqësuesit e Tdh-së mbi rezultatet e përgjithshme të procesit.

 

KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET:

Diplomë pasuniversitare në Shkencat Sociale
Minimum 5 vite përvojë pune në zhvillimin e modelit të shërbimeve për fëmijët viktima të abuzimit seksual                      
Shkathtësi shumë të mira analitike dhe në shkrim
Shkathtësi komunikimi në mënyrë efektive, i prezanton modelin partnerëve, shkruan mirë dhe pasqyron çështjet teknike në mënyrë të ndjeshme.
Zotëron mirë gjuhën angleze 

 

Si të aplikoni:

Të gjithë aplikantët e kualifikuar inkurajohen të aplikojnë për këtë pozitë dhe të dorezojne dokumentet në vijim tek:  recruitment@tdhkosovo.org

Curriculum Vitae/Biografinë
Propozimin e metodologjisë së përdorur përfshirë edhe një plan të detajuar për zhvillimin dhe finalizimin e modelit
Dëshmi për pjesëmarrje aktive në tre punëtori konsultative, është e detyrueshme për konsulentin.
Ofertën financiare për shërbimin.

Aplikimi për këtë pozitë është i hapur prej datës 18 gusht 2017 deri më 4 shtator 2017. Ju lutem, në kolonën Tema/Subject e shënoni “Konsulent-Hartimi i modelit të një qendre ditore për fëmijët viktima të abuzimit seksual”. Ju lutem vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

 

Politika për mbrojtjen e fëmijëve:

Zotohet për respektimin e politikave të Tdh-së për Menaxhimin e Rrezikut përfshirë këtu: Politikën për mbrojtjen e fëmijëve, Politikën e sigurimit dhe sigurisë, Politikën kundër mashtrimeve/korrupsionit, Politikën e raportimit/lajmërimit.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, Tdh nuk është në gjendje t'u përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutem, keni parasysh që vetëm kandidatët nga lista e ngushtë  do të kontaktohen.

 

Ky projekt është financuar nga: