Fuqizimi i familjes

You need to login in to ChildHub before you can join this discussion. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Histroria e familjes

Fëmijët janë braktisur nga e ëma qysh kur kanë qenë të vegjël dhe që nga momenti i braktisjes kanë qenë pa kujdes të duhur në përputhje me nevojat e tyre themelore. Pas braktisjes së fëmijëve nga e ëma janë krijuar  rrethana të vështira, të cilat  krijuan  ndikim shumë negativ në gjendjen e tyre emocionale dhe të gjithmbarshme. Kjo familje gjendjen ekonomike dhe psiko – sociale e kishte shumë të vështirë. Babai po kalonte në periudhë të vështirë, ndarja nga bashkëshortja kishte ndikuar që ai të mos kishte interesim për jetën. Ai nuk kujdesej për fëmijët dhe mbetën plotësisht të lënë pas dore, duke kaluar pjesë të madhe të kohës në rrugë, duke kërkuar lëmoshë dhe duke bërë punë që nuk ishin  në përputhje me moshën. Fëmijët e braktisën shkollën dhe nuk e vijonin  procesin  mësimor. Te fëmijët ekzistonte një vetëvlerësim i ulët për anët e tyre të mira. Në familje nuk kujdeseshin për pastërtinë dhe rendin në shtëpi  për ruajtjen e ambientit dhe po ashtu niveli i pastërtisë së fëmijëve dhe ambientit përreth ishte në gjendje jo të mirë.

 

Përbërja e familjes

Familja perbehet nga Babai dhe  6 femije, 3 djem dhe 3 vajza te moshave: 12,10,8,7,5,3 vjeq.

 

Siguria e fëmijëve

Fëmijët përjetonin abuzim fizik por edhe emocional nga i ati. Ata neglizhoheshin edhe për nevojat themelore.

 

Gjendja shëndetësore e fëmijëve

Fëmijet nuk ishin duke vuajtur nga ndonjë sëmundje kronike, por me gjendje të shpeshta  inflamatore, por të rrezikuar në vazhdimësi nga infeksione. Por asnjeri nga fëmijët nuk ishte i imunizuar.  Qasja e fëmijëve  në shërbime shëndëtsore dhe shërbime të tjera esenciale ishte shumë e ulët. Ata nuk vizitoheshin te mjeku, vetem kur ishin në gjendje të jashtëzakonshme.

 

Edukimi, përfshirja në shkollë

4 nga fëmijët e medhenj ishin të regjistruar në shkollë por e ndërprenë mësimin si rezultat i rrethanave familjare. 

 

Përfshirja sociale

Fëmijët nuk merrnin pjesë në aktivitete edukative dhe kulturore në komunitet. Ata ishin shkëputur plotësisht nga rrjedha e ngjarjeve dhe me fëmijët bashkë moshatarë. Prindi i kishte shkëputur kontaktet me familjen e gjerë. Ata po ashtu i kishin ndaluar përpjekjet për ti përkrahur të afërmit e tyre. Lagjja nuk tregon shumë gatishmëri për ti përkrahur fëmijët dhe familjen.

Fëmijët ishin të paregjistruar në gjendjen civile, duke qenë pa identitet ligjor. Në mungesë të dëshmive të regjistrimit ata nuk gëzonin edhe ndihmë sociale.

Babai nga momenti i ndarjes me fëmijët nuk është anagazhuar që ti plotësoj nevojat e fëmijëve, ai i ka neglizhuar fëmijët në nevojat e tyre mjekësore dhe shkollore, por në disa raste edhe ka ushtruar dhunë fizike. Po ashtu ai posedonte informata të pakta për kujdesin ndaj fëmijëve.

Gjendja ekonomike e familjes ishte e dobët, kushtet e jetesës jo të mira. Kushtet e shtëpisë nuk mundësonin që fëmijët të pastroheshin dhe të ushqeheshin, pa banjo, vend të papërshtatshëm për të fjetur dhe për tu ushqyer.

Gjendja e krijuar në familje ka ndikuar te femijet  te cilet nuk socializoheshin mjaftueshëm dhe nuk komunikonin mjaftueshëm me bashkëmoshatarët e tyre.  

 

Referimi i rastit në TNMR (Tryeza  për Ndihmë në Menaxhim të Rasteve)

Pas identifikimit të rastit. Rasti është referuar në QPS për shërbime për fëmijët dhe familjen. Pas një vlerësimi fillestar dhe identifikimit të nevojave, menaxheri i rastit kishte arritur në përfundimin se kjo situatë përbënte rrezik për fëmijët dhe duhen të ndërrmireshin masa. Është mbajtur takim me akterë në TNMR për të hartuar një plan veprimi dhe për ti ndarë përgjegjësitë në ofrimin e shërbimeve për fëmijët dhe prindin.

 

Shërbimet që i  morri familja 

Ndihmë në veshmbathje, pako higjienike, ushqime. Fëmijët janë përkrahur me rroba, mbulesa, këpuca, pako higjienike, si nevoja urgjente për fëmijët. Kjo u mundësua nga organizatat partnere të QPS-së.
Bashkërendimi i zyrës së gjendjes civile me organizatat CLARD dhe CRP/K për ndihmë jurdike për familjën për ta mundësuar grumbullimin e të dhënave për fëmijët, pasi fëmijët kishin lindur në vende të ndryshme në Kosovë. Fëmijët janë bërë me identitet ligjor falë këtij angazhimi.
Vizita të rregullta shtëpiake me mjekët e QKMF-së në shtëpi.
Mbështetje e fëmijëve në nevojat shëndetësore, përkrahja me barna.
Vlerësim i detajuar i nevojave të fëmijëve. Planet e veprimit të hartuara bashkarisht me fëmijët dhe me pjesëmarrje të fëmijëve. Ndërtimi i raporteve të besimit ishte një proces që kërkonte kohë. Por kjo është arritur falë përkushtimit me rastin. Fëmijët u mbështetën që ta ruajnë funksionimin social.
Bashkëpunimi me psikologun për ti përkrahur fëmijët në stabilitetin emocional dhe për të mos i tejkaluar vështirësitë emocionale.
Seanca këshilluese me fëmijët, për përmirësimin e gjendjes emocionale të fëmijëve, sjelljet pozitive, mbajtja e pastërtise, vizitat e rregullta te mjeku,  vijueshmëria e mësimit, raportet sociale dhe jeta ne grup. Inkurajimi i fëmijëve per ti përmirësuar lidhjet me familjen e gjerë. Fuqizimi i komunkimit me antarët e gjerë të familjes. Hallat dhe të afërm të babait.
Vizita të rregullta monitoruese dhe mbështetëse për  familjen.
DKA ( Drejtoria Komunale) mundësoi që fëmijët të përfshihen në klasën për mësim intenziv për rikthim të fëmijëve në procesin e rregullt mësimor.
Avokim në institucionet komunale për përkrahje familjes në përmirësimin e ambientit familjar.
Organizatat partnere ofruan mundësinë për fëmijët që të përfshihen në aktivitete edukative dhe rekreative.
Prindit iu ofruan nje mori trajnimesh për të zhvilluar njohuri në kujdesin ndaj fëmijëve:

                 Kujdesi për shtëpinë dhe higjiena

                 Trajnim për cilësitë e prindimit.

                 Zhvillimi i shkathtësive të  komunikimit dhe zgjidhja e konflikteve.

                 Trajnim për rëndësinë e edukimit për prindin dhe fëmijët.

                 Trajnim për edukim shëndetësor.

Pjesëmarrje në aktivitete socio–kulturore dhe festive. Pjesëmarrje e fëmijëve në aktivitete rekreative dhe socializuese në komunitet, kanë shkëmbyer biseda me fëmijët e tjerë.
Fëmijët u inkurajuan të jenë pjesë e klubeve të fëmijëve të organizuara nga organizatat partnerë. Fëmijët ishin pjesë e punëtorive: Të drejtat dhe përgjegjësitë e fëmijëve, ndikimi i paragjykimeve në jetën e fëmijëve.
Monitorim i fëmijëve në shkollë. Mbështjete në detyrat e shtëpisë. Kurs të gjuhës angleze, materiale shkollore për fëmijët të ofruar nga
Referim në Zyrën e Punësimit për punësim të prindit.
Referim në organizatat partnere për ta përkrahur familjen me grante për të gjeneruar të ardhura.
Avokim për punësim për prindin.

 

Situata aktuale e familjes

Katër nga gjashtë femijet e vijojnë mësimin.  Ata më nuk gjenden në rrugë dhe nuk kerkojnë lemoshe. Tani ata e vijojnë mësimin me rregull në shkollën fillore.  Asnjëri nga fëmijët nuk bëjnë punë që nuk janë ne përputhje me moshën e tyre. Shëndeti emocional i tyre eshte permiresuar dukshem, fale  perkrahjes vazhdueshme keshilluese dhe mbeshtetese  me femijet ne  familje. Femijet  jane pjesmarres aktiv ne aktivitetet e organizuara ne komunitet, por edhe ne aktivitete tjera te organizuara nga aktere te ndryshem. Integrimi i femijeve eshte evident, ata jane socializuar dukshem me femijet e tjere te komunitetit.  Ne familje eshte ngrit niveli i vetedijes  per vizitat e rregullta te  mjeku. Babai ka marre pergjegjesit e veta karshi femijeve. Ai zhvilloj njohuri te shumta per perkujdesje ndaj femijeve,  eshte bere me i pergjegjshem ndaj nevojave te femijeve. Ai po tregohet mjaft i motivuar dhe i pergjegjshem ne perkrahjen e femijeve ne vijimin e shkolles. Gjendja higjienike  ne familje  eshte permiresuar dukshem. Qasja e familjes ne sherbime te ndryshme eshte  ngritur ne shkalle te kenaqshme.

Familja është stabilizuar dukshëm dhe i ka tejkaluar problemet dhe vështirësitë me të cilat është ballafaquar më herët.

Kontakti me nënën biologjike ishte i pamundur pasi që ajo jeton në një vend fqinj ku komunikimi me institucionet në atë vend ishte i vështirë.

Keto shërbime për familjen u ofruan në një periudhë 2 vjecare.

Date and time for case discussion: 
24 Tet 2016 - 11:00am
Learning points: 
  • Mungesa e informacionit nga QPS-së në lidhje me rastin. Informacion në lidhje me ndarjen e çiftit është zhdukur, i cili është një hendikep në marrjen qasje adekuate ndaj familjes.
  • Ndonëse QPS-së, janë të detyruara të regjistrojnë të ardhurve si pasojë e displecament, ky shërbim nuk është dhënë për këtë arsye familja nuk ka dhënë informacion në zyrën e gjendjes civile.
  • Në rastet kur 6 fëmijët janë të përfshirë atëherë është e vështirë për një institucion i vetem të merret me raste të tilla.
  • Institucionet përkatëse duhet të punojnë më shumë në parandalimin për të parandaluar rastet e tilla të paraqiten në këtë shkallë.
  • Gjithashtu institucionet janë duke pasur vështirësi në trajtimin e rasteve kur ndodh zhvendosja e njerëzve për shkak të mungesës së informatave të cilat pengon planifikimin, alokimin e buxhetit etj.
  • Ka raste kur Drejtoria për Arsim lokale në nivel komunal nuk raportojnë në mungesë të nxënësve.
  • Ekziston mungesa e komunikimit ndërmjet institucioneve në nivel lokal.
  • Mungesa e fondeve për t'u marrë me rastet më komplekse dhe raste të tjera me rrezik të mesëm apo të lartë në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve.
  • Problemi është edhe mungesa e psikologut në QPS.
  • Mungesa e strehimin e cila do të ftilluar përveç me rastin.
  • Ekziston nevoja për rritjen e kapaciteteve të institucioneve për të punuar më shumë në parandalimin, në ngritjen e vetëdijes dhe aspekte të tjera.
  • Politikat më të mira sociale janë të nevojshme në mënyrë që të sigurohen shërbime të përshtatshme dhe efektive sociale.
You need to login in to ChildHub before you can join this discussion. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Suggest a case to discuss

Ky projekt është financuar nga: