Si të parandalojmë institucionalizimin dhe të mbështesim një kujdestare?

You need to login in to ChildHub before you can join this discussion. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

This content was suggested by:  jonida dhroso

Nena biologjike e ka braktisur femijen qe 8 muajsh dhe i ati biologjik nuk eshte interesuar aspak per te. Femijen e ka rritur gjyshja nga ana e nenes, te ciles me vendim gjykate i eshte dhene kujdestaria. Aktualisht gjyshja se bashku me femijen kerkojne ndihme, pasi jetojne ne nje barake, ku nuk ka as energji elektrike dhe as uje te pijshem. Nga informacioni i mbledhur nga komuniteti rezulton se gjyshja me femijen jetojne here ne nje apartament se bashku me pjesetaret e tjere te familjes se gjere dhe here ne barake. Kur gjyshja debaton me gjyshin e femijes, largohet nga shtepia se bashku me kete te fundit dhe shkojne te jetojne tek baraka.

Gjyshja ka aplikuar per te perfituar ndihme ekonomike, por nga dokumentacioni i depozituar prane njesise administrative perkatese rezulton se femija eshte ne perberje familjare me te dy gjysherit, (sipas genogrames) dhe secili prej tyre perfiton pension pleqerie shuma e te cileve shkon rreth 23000 lek/muaj . Nderkohe qe disponojne edhe 39200 m2 toke bujqesore per 9 persona.

Vajza frekuneton shkollen dhe familja eshte ndihmuar me lloje te ndryshme ndihmash. Gjyshja vazhdon te kembengule se vetem me pensionin e saj e ka te pamundur te kujdeset per vajzen, duke qene se edhe gjyshi nuk kontribuon per mireqenien e saj.

Nga gjithe dokumentacioni i paraqitur, gjyshja nuk mund te perfitoje ndihme ekonomike. Gjithashtu nuk mund te perfitoje as nga vendimi nr. 89 date 26.01.2013 “Per percaktimin e kritereve, te dokumentacionit dhe te procedures se sherbimit te kujdestarise”, pasi me vendim Gjykate kujdestaria nuk eshte familjare por personale (per gjyshen).

Se fundmi,  gjyshja kerkon qe vajza te akomodohet ne nje qender rezidenciale.

Duke qene se interesi me i larte i femijes eshte te qendroje prane familjes, cilat jane disa  sygjerime per hapat e tjere qe mund te ndermarre NJMF per ti ardhur ne ndihme familjes??

Informacion shtesë:

Gjatë diskutimit të rastit, referuesja paraqiti disa informacione shtesë që u dhanë pjesmarrësve një ide më të qartë në lidhje me mjedisin ku fëmija jeton. Sipas këtij informacioni, vajza jeton në një familje më të zgjeruar ku,pervec gjyshit dhe gjyshes, përfshihen edhe të afërm të tjerë (daja, tezja dhe familjet e tyre).Fëmija duket se ka marrëdhënie të mira me familjen e zgjeruar dhe ata tregohen mbështetës ndaj saj. Megjithatë, kujdestarinë ligjiore e mban gjyshja e vajzës.

 

Expert online: 
Gjuhё(t) e materialeve: 
anglisht
Date and time for case discussion: 
04 Mar 2016 - 11:00am
Media: 
Learning points: 
  • Së pari, në lidhje me këtë rast duhet të bëhet një vlerësim i plote dhe percaktim i  nivelit të rrezikut për fëmijën;

 

  • Vlerësimi i rrezikut te kryhet në bazë të një informacioni më të detajar dhe të zgjeruar, i cili aktualisht mungon dhe duhet të përfshijë:

- sigurine e femijes (sa i sigurt eshte femija ne situaten e krijuar, ku here pas here largohet nga familja e gjere bashke me gjyshen per shkak te konfliktit gjysh-gjyshe)

- nevojat e fëmijës (gjendja shendetsore emocionale, atashimi i femijes, vetvleresimi, marredheniet me bashkemoshataret) kapacitetin e kujdestarit (gjyshes në këtë rast: a i ofron kujdes femijes, si është marrëdhënia e vajzes me gjyshen, cfarë mendimi ka vajza përkëtë)

- analizë më të detajuar të situatës në familjen e zgjeruar dhe marrëdhënia e familjes  me vajzën (arsimimi dhe punesimi i anetareve te familjes, marrëdheniet midis tyre, te ardhurat, burime te tjera ne komunitetin ku jetojne)

- mendimi i fëmijës për të gjithë elementët e mësipërm, pra si e percepton fëmija marrëdhënien me gjyshen dhe me familjen e zgjeruar, c’ka përbën një nga elementët më të rëndësishëm në procesin e vlerësimit;

- mendimin e familjarëve per situaten apo personave të afërt të familjes si dhe të  mësuesve,

- sqarimi i konfliktit midis gjyshit dhe gjyshes, pasi është prezantuar si shkaku kryesor që gjyshja largohet bashkë me vajzën nga shtepia,

- verifikimin e procesit te vebdosjes së kujdestarise dhe a është marrë me vendimi gjykate

 

  • Diskutimet konkrete për rastin u bënë më bazë të informacionit ekzistues, i cili ka të bëjë kryesisht me situaten e femijes,  gjendjen ekonomike dhe nevojën e gjyshes për ndihmë ekonomike për ta mbështetur në rritjen e vajzës, si dhe ne marrëdhëniet ndërmjet gjyshit dhe gjyshes

 

  • Në bazë të informacionit që ekziston, ekspertja ishte e mendimit që  qëndrimi i vajzes me gjyshën ne familjen e zgjeruar është në interesin më të lartë të fëmijës (duke u mbështetur në informacionin që familja e zgjeruar është mbështetese, moshën e gjyshes, gjëndjen fizike eshëndëtsore të saj,  si dhe fakti që forcimi i lidhjeve të vajzes me familjen e gjerë mund të ofrojë një prespektivë më të qëndrueshme për kujdesin ndaj saj).

 

You need to login in to ChildHub before you can join this discussion. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Suggest a case to discuss

Ky projekt është financuar nga: