Pyetje - Abuse, Neglect and Exploitation

Të gjitha format e abuzimit janë shqetësuese; megjithatë, ndikimi që ka abuzimi është me siguri i ndryshëm për fëmijët në të ardhmen e afërt, e mesme dhe të largët. Kur zhvillojmë planet e kujdesit / të rasteve për fëmijët duhet t’i japim përparësi llojit të abuzimeve / rreziqeve që do të ndikojnë menjëherë tek fëmija dhe në të ardhmen e afërt (sidomos për situatat që përbëjnë kërcënim për jetën), por duhet dhe të sigurohemi që do të adresojmë edhe problemet afatmesme dhe afatgjata. 

Për shembull, abuzimi fizik dhe seksual, janë arsye për t’u shqetësuar menjëherë dhe në të ardhmen e afërt. Megjithatë, ndonjëherë ne shpërfillim ose nënvlerësojmë pasojat e neglizhimit dhe abuzimit emocional, efekti i të cilave përbën problem për një të ardhme më të largët. Është i njohur fakti se abuzimi emocional mund të ketë pasoja dramatike në moshë madhore, duke sjellë problem tek të rriturit me abuzimin e substancave, vështirësi për të ruajtur një marrëdhënie dhe probleme prindërimi me vetë fëmijët e tyre. 

Ky projekt është financuar nga: