[Evropa] Përfshirja e romëve: Duhet më shumë përpjekje për ta përmirësuar qasjen në shkollim dhe punësim

30 Gsh 2017
Source: 
European Commission

Në vitin 2011, Komisioni Evropian ngriti Kornizën e BE-së për Strategjitë Kombëtare të Integrimit të Romëve deri në vitin 2020. Ky njoftim për shtyp nga Komisioni i përshkruan gjetjet nga vlerësimi afatmesëm duke shqyrtuar se si vendet anëtare po i zbatojnë strategjitë e tyre kombëtare të integrimit të romëve në fushat e arsimit, punësimit, shëndetësisë dhe strehimit.

Në përgjithësi, rezultatet tregojnë se nga viti 2011 ka pasur një përmirësim të gjithëmbarshëm të integrimit të romëve, por kjo nuk zbatohet në vazhdimësi në të gjitha fushat dhe në të gjitha vendet.

Një nga përmirësimet ka qenë në fushën e arsimit. Një numër më i madh i fëmijëve romë po marrin pjesë në arsimin e hershëm të fëmijërisë, me një rritje prej 6%, nga 47% në 2011 në 53% në vitin 2016. Për më tepër, më pak fëmijë janë duke e lënë shkollën herët, me një rënie prej 19%, nga 87% 2011 në 68% në vitin 2016. Megjithatë, përkundër përmirësimeve, pjesëmarrja e fëmijëve romë në shkollë është akoma shumë e ulët dhe shkalla e largimit të hershëm është ende shumë e lartë. Përveç kësaj, ende ekziston një problem i madh i ndarjes në arsim, ku disa vende e bëjnë ndarjen e më shumë se 60% të fëmijëve romë nga fëmijët e tjerë në arsim.

Megjithë përmirësimet e ngadalta në fushën e arsimit, romët ende nuk kanë qasje adekuate në kujdesin shëndetësor, strehimin dhe shërbimet themelore. Për më tepër, në fushën e punësimit ka pasur një rritje të përqindjes së të rinjve romë që nuk janë në arsim, trajnim apo punësim, nga 56% në 2011 në 63% në 2016. Gjithashtu, rreth 80% e romëve jetojnë me rrezikun e varfërisë.

Bazuar në këto gjetje, Komisioni Evropian po u kërkon të gjitha shteteve anëtare të saj që të përqendrojnë përpjekjet në sigurimin e integrimit të komunitetit rom.

Vlerësimi i plotë afatmesëm është në dispozicion në linkun 

Topic(s): 
Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: