Iniciativa e Kosovës për Përfshirje Prezantimi i Projektit KOSINT 2020

This content was suggested by: 
06 Mar 2017
Source: 
Qendra për Arsim e Kosovës (KEC)

Mbahet ceremonia e prezantimit publik (lansimit) të Projektit “Kosovo Integration Initiative - KOSINT 2020", i financuar nga Roma Initiatives Office (RIO) në kuadër të Fondacionit për Shoqëri të Hapur (Open Society Foundations, OSF) dhe i vënë në zbatim nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në bashkëpunim me Balkan Sunflowers Kosova (BSFK), Roma & Ashkalia Documentation Center (RADC) dhe Syri i Vizionit (SiV).

Ky projekt synon të përmirësojë qasjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsim, punësim dhe mirëqenie sociale, duke u bazuar në tri rezultate themelore:

Ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për pjesëmarrje në monitorimin e reformave sektoriale, në zhvillimin e politikave dhe në planifikim buxhetor;

Monitorimin e zbatimit të reformave sektoriale në arsim, punësim dhe mirëqenie sociale, në kuadër të përmbushjes së zotimeve të Qeverisë së Kosovës për përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në shoqërinë kosovare;
Mbështetjen e zhvillimit të politikave, planifikimeve buxhetore dhe avokimi në fushën e arsimit, punësimit dhe mirëqenies sociale, në interes të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Lansimi i Projektit do të mbahet ditën e enjte, me 9 mars 2017, në ora 09:00 - 13:00, në Hotel Sirius, Prishtinë.

Topic(s): 
Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: