[Kroacia] [Croatia] Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve të Zagrebit dhe Projekti PROMISE Prezantuar në Konferencën e 15-të Rajonale ISPCAN në Haague

18 Tet 2017
Source: 
Poliklinika za djecu Grada Zagreba

Prof. Dr. i Shkencave Gordana Buljan Flander, Drejtoreshë e Qendrës për Mbrojtjen e të Rinjve dhe Fëmijëve në Zagreb, ishte e ftuar të prezantonte punën e qendrës me prezantimin “Adresimi i nevojave të fëmijëve dhe ngritja e shërbimeve në Kroaci” në simpoziumin Qasje Multidisiplinore Ndër-Agjensi, ku projekti PROMISE u prezantua në Konferencën e 15të Rajonale ISCPAN në Hagë. Prof. Gordana Buljan Flander dhe psikologia Ana Marija Španić morën pjesën në Konferencën ISCPAN e cila u mbajt nga 1 Tetori deri më 4 Tetor në Hagë, Hollandë.

Mbi Projektin PROMISE

Objektivi i projektit PROMISE, i cili vazhdon nga 2015 në 2017, është promovimi i shërbimeve miqësore ndaj fëmijëve ndër-agjensi dhe multidisiplinore me qëllim mbështetjen e fëmijëve viktima dhe dëshmitarë të dhunës, duke u siguruar atyre akses në drejtësi, evitim të ri-traumatizimit dhe sigurimin e standardeve të larta për rikuperim. Duke iu referuar ligjeve të OKB, BE dhe Këshillit të Europës dhe modeleve ekzistuese Barnhaus, ky projekt synon të forcojë kapacitetin, njohurinë dhe shkëmbimet mes sektorëve shtetëror të drejtësisë dhe mirëqënies së fëmijëve, fushën mjekësore, ekspertizën publike/private dhe shërbimet terapeutike, po ashtu dhe OJQ për të drejtat e fëmijëve dhe avokacinë. Projekti promovon një qasje me një ndalesë për fëmijët viktima dhe dëshmitarë të dhunës, duke kufizuar numrin e intervistave dhe duke siguruar kujdes gjithëpërfshirës që përfshin mbështetje sociale, mjekësore, terapeutike dhe ligjore.

Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: