Lancohet platforma avokuese “Miqtë e Fëmijëve”

19 Maj 2016

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, lancoi platformën avokuese “Miqtë e Fëmijëve”, në një konferencë për media.

Miqtë e Fëmijëve” është platformë avokuese e përbërë nga personalitete me karrierë të suksesshme nga fusha e diplomacisë, artit, kulturës, sportit etj, e cila do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e mbrojtjes së fëmijëve në të gjithë Kosovën, duke synuar rritjen e vetëdijësimit të institucioneve relevante dhe popullatës së gjerë, mbi rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve dhe investimin afatgjatë në fëmijë.

“Miqtë e Fëmijëve” dhanë mesazhet e tyre në këtë konferencë për media, të lidhur me zhvillimin më tej të një sistemi efikas të mbrojtjes së fëmijëve dhe të drejtave të tyre.

“Miqtë e Fëmijëve” janë:

Z. Samuel Zbogar, Shefi i zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë
Shkëlqesia e saj Znj. Angelika Viets, Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë
Shkëlqesia e tij Z. Jan Braathu, Ambasador i Norvegjisë në Kosovë
Shkëlqesia e tij Z. Qemal Minxhozi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë
Shkëlqesia e tij Z. Ruairi O’Connell, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë
Znj. Rona Nishliu, Këngëtare
Znj. Kaltrina Krasniqi, Flautiste në Filharmoninë e Kosovës
Z. Alban Selimi, Gazetar, fitues i disa çmimeve për mbrojtjen e fëmijëve
Znj. Eliza Hoxha, Këngëtare dhe Arkitekte
Z. Eshref Durmishi, Producent dhe regjizor, filmi i parë shqiptar i nominuar për çmim Oscar

Z. Lorik Cana, Futbollist

Z. Besim Dina, Producent dhe moderator televiziv

 

Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: