Protokolli për Parandalimin e dhunës në shkolla” për vitin shkollor 2014/15

21 Tet 2015

Është zhvilluar trajnimi për 26 pjesëmarrës të ardhur nga institucione të ndryshme (MASHT-i, Policia e Kosovës, DKA-të e Ferizajit,  Deçanit, Gjilanit, Gjakovës, Prishtinës, Vushtrrisë,  Mitrovicës, Podujevës, Klinës, Inspektoriati i Arsimit Rajonal, Instituti Pedagogjik dhe Shkolla) janë pajisur me njohuri rreth përmbajtjes së Protokollit, Udhëzuesin për zbatim të Protokollit si dhe  Modulit të Incidentit në SMIA. Ky grup është shfrytëzuar në vazhdim të projektit për ti organizuar trajnimet me bazë në shkollë.

Trajnimi mbahet në kuadër të marrëveshjes që kanë pasur ZQM dhe MAShT me partneret implementues UNICEF dhe KEC  rreth zbatimit të “Protokollit për Parandalimin e dhunës në shkolla”. Këto aktivitete të monitoruara nga MAShT :

Është hartuar plani i trajnimeve me bazë në shkollë dhe janë mbajtur 6 trajnime për Zbatimin e Protokollit me përfaqësuesit e 30 shkollave të përfshira në projekt (Ferizaji, Gjakova, Gjilani , Peja, Prishtina, Fushë Kosova dhe Obiliqi) duke u vizituar të gjitha nga implementuesit e projektit. Numri i pjesëmarrësve të përfshirë në këtë trajnim në nivel të shkollave ishte 164.

Gjithashtu në kuadër të partneritetit me UNICEF dhe KEC janë zhvilluar dy punëtori për draftimin e Indikatorëve për dhunën në shkolla dhe si rezultat janë identifikuar katër indikatorë e të cilët janë: nxënësit si viktima të dhunës, lloji i dhunës në shkolla, parandalimi dhe efikasiteti.

Pasi që raportimi i rasteve të dhunës në SMIA ka filluar të implementohet nga janari i vitit 2015, numri i rasteve të dhunës që janë regjistruar në SMIA për periudhën e gjysmëvjetorit të dytë (fundi i janarit 2015 deri në qershor 2015) është 16 raste në nivel vendi. Prej tyre 10 raste ende janë të hapura dhe 6 raste janë të mbyllura.

Nga rastet e hapura janë: pesë raste janë dhunë fizike, dy raste dhunë verbale, një rast ngacmim në mes moshatarëve dhe 2 raste abuzimi seksual. Ndërsa të rastet e mbyllura të gjitha kanë qenë dhunë fizike me dominim të dukshëm gjinia mashkullore edhe si viktima edhe si ushtrues të dhunës.

 

Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: