Punëtori me përfaqësues të komunitetit në nivel lokal

01 Nën 2016

Me datën 28 dhe 31 Tetor, Terre des hommes (Tdh) misioni në Kosovë organizoi punëtori e cila kishte për qëllim ngritjen e njohurive për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe për prezantimin e mandatit të Grupeve Këshilluese të Komunitetit (GKK).

GKK është grup i krijuar mbi baza vullnetare me mbështetjen e Tdh-së i përbërë nga anëtarë të komunitetit të grupmoshave dhe gjinive të ndryshme si dhe strukturave aktive të shoqërisë civile të cilët janë të përkushtuar dhe luajnë një rol aktiv në adresimin e cështjeve të mbrojtjes së fëmijëve, promovimin dhe avokimin për të drejtat e fëmijëve dhe familjeve në nevojë.

Me këtë rast, rreth 60 pjesëmarrësve nga të gjitha komunat ku Tdh është aktiv iu ofruan informacione specifike mbi mbrojtjen e fëmijëve, me fokus të vecantë në format dhe shenjat e abuzimit, informacione që do ti ndihmojnë atyre në njohjen dhe identifikimin e hershëm të rasteve të fëmijëve në rrezik.

Poashtu në pjesën e dytë të punëtorisë u prezantua mandati dhe koncepti i GKK-së, duke ofruar një pasqyrë të qartë të rolit dhe përgjegjësive të tyre në funksionimin e këtij grupi, si përfaqësues të zërit të komuniteteve në nivel komunal si dhe u shkëmbyen përvoja të ndryshme në nivel komunal.

Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: