[Shqipëria] Dita Ndërkombëtare për Fëmijët e Rrugës 2018

13 Pri 2018
Source: 
Tdh Albania

Dita Ndërkombëtare për Fëmijët në Rrugë e titulluar "Së bashku me zë më të lartë" u prezantua për herë të parë më 12 Prill 2011. Ajo synonte "t'i jepte një zë më të zjarrtë miliona fëmijëve të rrugës anekënd botës, kështu që të drejtat e tyre nuk do të shpërfillen".

Konsorciumi për Fëmijët e Rrugës, organizata më e madhe globale e angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në situatë rruge, për vitin 2018 nisi fushatën e quajtur '4 hapa drejt barazisë'. Kjo bën një pëmbledhje te Komentarit te pergjithshem te Kombeve te Bashkuara per Femijet e Rruges, që është një udhëzues i shkruar nga Kombet e Bashkuara për të shpjeguar se si qeveritë mund të sigurojnë që fëmijët e rrugës të gëzojnë të drejtat e tyre.

Shumë shpesh, fëmijët e rrugës nuk janë në gjendje të arrijnë të kenë mundësitë që shumica prej nesh i marrin si të mirëqena - gjëra të tilla si shkuarja në spital, qasja në drejtësi, mbrojtja nga ngacmimi dhe dhuna, dhe shumë më tepër. Fushata bëri thirrje për qeveritë anembanë botës që të ndërmarrin katër hapa për të arritur barazinë për fëmijët e rrugës.

Në ditën ndërkombëtare për fëmijët e rrugës ne Shqiperi, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës u bënë pjesë e aktiviteteve të organizuara në kuadër të iniciativës #UneMbrojtjFëmijët duke shprehur angazhimin e përgjegjësisë së qeverisë ndaj cështjës si dhe inkurajimin e veprimeve të mëtejshme në drejtim të mbrojtjes së fëmijëve në situatë rruge.

Shqipëria ka nënshkruar dhe ratifikuar Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve. Sipas saj, qeveria ka një detyrim ligjor për të punuar në mënyrë që të gjitha të drejtat e fëmijëve të integrohen në ligjet kombëtare. Është e njohur botërisht se të gjithë fëmijëve duhet t'ju realizohen të drejtat; megjithatë, pavaresisht përpjekjeve të shumta të qeverisë shqiptare për të zhvilluar dhe përfshirë fëmijët e rrugës në politika dhe strategji, ende përmbushja e të drejtave të tyre përballet me shumë sfida.

 

 

Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: