Më 30 Shtator, Grupi Parlamentar "Miqtë e Fëmijëve" u mblodh në një seancë të veçantë të thirrur nga UNICEF Shqipëri në lidhje me gjetjet dhe rekomandimet nga procesi i vlerësimit afatmesëm të Agjendës për Fëmijët, 2017-2020.

Agjenda Kombëtare e të Drejtave të Fëmijëve 2017-2020 është një dokument strategjik, i cili krijon kushte premtuese për zhvillimin e shëndetshëm fizik dhe psiko-social të fëmijëve, si dhe për përfshirjen e tyre sociale dhe pjesëmarrjen në të gjitha proceset, përmes mbrojtjes efektive dhe promovimit të të drejtave te tyre, bazuar në parimin e interesit më të mirë të fëmijës. Agjenda u miratua me Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 372, më 26.04.2017.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) koordinoi procesin e monitorimit të Agjendës për periudhën 2017–2018. I gjithë procesi u mbështet nga UNICEF Shqiperi, që përmes Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve dhe Rinisë, dha ekspertizën teknike për të hartuar metodologjinë dhe për të analizuar informacionin e mbledhur nga institucionet përgjegjëse. Përpjekja u bë në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara ‘Mos lër askënd pas,’ i financuar nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Në fund, raporti paraqet disa reflektime midis të cilave:

    - Korniza rregullatore për të drejtat e fëmijëve ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme (përmirësuar) qëkur u hartua kjo Axhendë në vitin 2016
    - Me ndryshimet nga procesi i decentralizimit, roli i NJQV-ve duhet të rishikohet për zbatimin e Agjendës.
    - Ka institucione të krijuara rishtazi përgjegjës për zbatimin dhe raportimin e masave të rëndësishme të Agjendës, si dhe rishpërndarjen e përgjegjësive dhe roleve.

Si përfundim i përgjithshëm, raporti thotë se ka një nevojë të menjëhershme për të rishikuar dhe planifikuar në mënyrë adekuate / realiste zbatimin e veprimeve / masave të parashikuara në Agjendë në vitet e ardhshme.

Ju lutemi gjeni raportin e plotë në shqip këtu

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

yes
0
24
Një kurs tre ditor për Cështjet e Mbrojtjes së Fëmijëve në Shqipëri u organizua 5-7 Nëntor 2019, me pjesëmarrjen e Punonjësve të Mbrojtjes së Fëmijëve dhe stafit të Njësive të Mbrojtjes së Fëmijëve nga Bashkia e Tiranës. Ky trajnim u perqëndrua në…
0
49
  13 organizata të shoqërisë civil edhe ato ndërkombëtare që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri, pjesë e grupit të punës për Mbrojtjen e Fëmijëve në Situata të Emergjencës, përgatitën një letër të hapur që ua adresuan…
0
48
  Raporti thekson se  identifikimi i  fëmijëve viktima të trafikimit dhe asistenca  qe u sigurohet fëmijëve viktima  jane  dy boshllëqet më të mëdha në zbatimin e Konventës. Masat e ndihmës ose asistenca për viktimat në…
0
14
Sopranoja Shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, mbron kauzën në luftën kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe adoleshentëve në rolin e Ambasadores së ‘CRCA/ECPAT Shqipëri’. Në kuadër të Ditës Europiane dhe Ditës Ndërkombëtare…
yes
0
9
  Në Shtator 2020, UNICEF Shqipëri nisi fushatën #TeBesoj. Tipari më i spikatur i fushatës janë instalimet e siluetave të fëmijëve që përfaqësojnë histori të vërteta të fëmijëve që kanë përjetuar abuzim seksual në Shqipëri. #TeBesoj u bën apel…
0
8
  Ina Verzivolli, përfaqësuese e UNICEF Shqipëri ishte e ftuara e programit "Dita Jone" të Kanalit Televiziv A2, për të diskutuar mbi çështje që lidhen me sigurinë në internet dhe prezantimin e konceptit të Wi-Fi miqësor. Sipas saj, ka shumë…
yes
0
9
Procesi i përzgjedhjes dhe vlerësimit të propozimeve të paraqitura në kuadrin e raundit të parë të Thirrjes së SGS, publikuar në 2018-ën, Europe Aid / 155863 / DH / ACT / AL "Forcimi i shoqërisë civile për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga…
0
28
Rreth 140 shqiptarë janë larguar nga vendi për të ndihmuar grupet ushtarake joshtetërore në Siri dhe disa prej tyre shkuan së bashku me fëmijët. Në shtator të afërmit e tyre, por edhe shoqëria civile protestuan për kthimin e tyre dhe i bënë thirrje…
0
3
Procesi i përzgjedhjes dhe vlerësimit të propozimeve të paraqitura në kuadrin e raundit të dytë të Thirrjes së SGS, publikuar në 2019-ën, Europe Aid / 155863 / DH / ACT / AL "Forcimi i shoqërisë civile për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga…
yes
0
109
    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nxjerrë një urdhër që miraton Standardet e Shërbimit në Qendrat Shumëfunksionale të Komunitetit dhe ngarkon agjencitë përkatëse qeveritare për të monitoruar dhe kontrolluar zbatimin e…
yes
0
30
  Fondacioni Terre des hommes, Misioni në Shqipëri dhe Qëndra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC) po zbatojnë projektin “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Dhuna në…
yes
0
289
  Më 25 Janar 2022, u zhvillua në Tiranë mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, të përbërë nga ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, ai i Drejtësisë, Ulsi Manja, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi,…
0
169
Dy organizata shqiptare për të drejtat e fëmijëve janë emëruar për të fituar një çmim nga organizata suedeze Child10 për punën e tyre kundër trafikimit dhe shfrytëzimit të të miturve. Dy organizatat shqiptare që janë nominuar përfshijnë Qendrën…
yes
0
47
  Projekti Childhub i Terre des Hommes Shqiperi, bazuar në kërkesat e përdoruesve të paraqitura në vleresimin e projektit, do te ofrojë mbështetje teknike për profesionistët e rinj/fillestarë që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijës përmes…