Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale, Universiteti i Tiranës, është një nga institucionet partnere të projektit Erasmus + KA2 “Tani Çfarë?: Përgatitja dhe Fuqizimi i të Rinjve që Largohen nga Kujdesi”. Partnerë të tjerë të projektit janë: Universiteti West i Timishoarës - Rumani (aplikanti kryesor), Athens Lifelong Learning Institute (Greqi), Universiteti Lusofona - Lisbon (Portugali), Fshati SOS Rumani, Fshati SOS Shqipëri, Drejtoria e Përgjithshme për Asistencë Sociale dhe Mbrojtjen e Fëmijëve (DGASPC) Rumani, Smile of Child (Greqi).

Qëllimi kryesor i projektit "TANI ÇFARË?" është mbështetja e të rinjve që dalin nga institucionet e kujdesit për të zhvilluar më të mirën e potencialeve që ata kanë. Projekti do të ofrojë mbështetje për të rinjtë e moshës 16-19 vjeç të cilët janë ose në kujdes ose kanë pak kohë që janë larguar nga institucionet e kujdesit. Projekti ka në fokus rritjen e kapaciteteve të të rinjve në fusha të ndryshme si: strehim, trajnim, mbështetje financiare, ligjor, punësim dhe përfshirje sociale. Pritet që në përfundim të projektit të rinjtë pjesëmarrës në aktivitetet e projektit të rrisin autonominë, dhe zhvillojnë aftësitë jetësore drejtë një jetë të pavarur.

Disa nga aktivitetet e zhvilluara gjatë vitit të parë me bashkëpunimin e të gjithë aktorëve janë:

  1. Analiza e nevojave të të rinjve që largohen nga kujdesi (raport në nivel kombëtar). Është duke u punuar edhe për raportin krahasues mbi të dhënat e mbledhura në të gjitha vëndet që janë pjesë e projektit (Shqipëri, Greqi, Rumani dhe Portugali).    
  2. Kurrikula e Aftësive të Jetës  që ka si qëllim që të ndihmojë të rinjtë që jëtojnë në institucionet e kujdesit sesi të ndërtojnë marrëdhënie dhe të zhvillojnë aftësi që do të forcojnë aftësinë e tyre për të funksionuar mirë në komunitet.
  3. Doracaku i Aftësive për Jetën ka si qëllim të ofrojë informacion mbi ndihmën praktike që të rrinjtë do të marrin rreth strehimit, arsimit, trajnimit dhe punësimit, çështjeve që lidhen me paranë, shëndetin dhe aftësitë e tjera të jetës të nevojshme kur përgatiten për pavarësi.
  4. Mjetet/guidat e Aftësive të Jetës kanë si qëllim që të rinjtë të pajisen me një sërë burimesh që ofrojnë informacione mbi listat e shpenzimeve, hapat për marrjen e një karte në bank, etj.
  5. Guida e trajnerëve që do të shërbejë si udhëzues për trajnerët të cilët do të ofrojnë trajnime në të ardhme për Aftësitë për Jetën.
  6. Komponenti i mentorimit që ka si qëllimi që të zhvillojë një lidhje kuptimplotë midis të rinjve që dalin nga institucionet e kujdesit dhe të rriturve me përvojë, me të cilët do të zhvillojnë planet e tyre individuale "Pas Kujdesit", që mbulojnë çështje thelbësore, siç janë strehimi, arsimi, nevojat personale etj. Është duke u punuar për protokollin e mentorimit dhe në muajt në vazhdim do të ofrohen edhe trajnime për mentorët që do të ofrojnë kujdes për të rinjtë që dalin nga institucionet e kujdesit.

 

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
8
Konferenca mirëpriti 300+ pjesëmarrës nga Evropa dhe më gjerë për të dëgjuar dhe angazhuar me 20+ folës tanë, ndërhyrjet frymëzuese të të cilëve ofruan perspektiva në të gjithë politikën, hulumtimin, praktikën dhe më e rëndësishmja, përvojat e…
yes
0
36
Ekstremizmi i dhunshëm është një dukurie re për shoqërinë dhe komunitetin ku në jetojmë, veçanërisht për të rinjtë. Realiteti tregon se mes grupeve të të rinjve mungon kuptimi i plotë mbi këtë fenomen dhe forma me të cilën ai shfaqet. Përgatitja me…
0
49
  13 organizata të shoqërisë civil edhe ato ndërkombëtare që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri, pjesë e grupit të punës për Mbrojtjen e Fëmijëve në Situata të Emergjencës, përgatitën një letër të hapur që ua adresuan…
0
36
Në mbështetje të javës Kundër Bullizmit të këtij viti, NSPCC dhe CPSU (Mbrojtja e Fëmijëve në Njësinë Sportive) organizojnë një webinar me temën "Forca e së Mirës". Ky webinar do të shqyrtojë mënyrat sesi të nxiten dhe të rriturit dhe fëmijët që të…
0
28
Rreth 140 shqiptarë janë larguar nga vendi për të ndihmuar grupet ushtarake joshtetërore në Siri dhe disa prej tyre shkuan së bashku me fëmijët. Në shtator të afërmit e tyre, por edhe shoqëria civile protestuan për kthimin e tyre dhe i bënë thirrje…
yes
0
534
Lidhur me webinarin: Çfarë ndodh kur fëmijët e braktisur rriten? Kur bëhen 18 (ose kur mbarojnë shkollën e mesme), të rinjtë e rritur nën kujdesin alternativ duhet të marrin jetën në duart e tyre. Shteti nuk ka asnjë detyrim ligjor të vazhdojë t'…
yes
0
9
  27 profesionistë, përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, praktikantë të kujdesit për fëmijët dhe punonjës të mbrojtjes së fëmijëve që punojnë me fëmijë në qytetet e Tiranës, Elbasanit, Fierit, Lushnjes, Vlorës, Lezhës dhe Kukësit,…
yes
0
59
Më shumë se 250 burime për mbrojtjen e fëmijëve janë vënë në dispozicion gjatë pandemisë COVID-19 në http://covid.childhub.org/ Më shumë se 27.400 lajme për mbrojtjen e fëmijëve, materiale didaktike dhe mundësi të tjera https://childhub.org/…
0
34
Delegacioni nga Mali i Zi i kryesuar nga Z. Zeljko Spalevic, Shefi i Departamentit për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Mal të Zi, përfaqësues të Policisë Kufitare dhe Ministrisë së Çështjeve Sociale vizituan Shqipërinë me ftesë të…
0
48
  Raporti thekson se  identifikimi i  fëmijëve viktima të trafikimit dhe asistenca  qe u sigurohet fëmijëve viktima  jane  dy boshllëqet më të mëdha në zbatimin e Konventës. Masat e ndihmës ose asistenca për viktimat në…
yes
0
20
  Për të dytin vit radhazi, Krishtlindjet dhe Viti i Ri do të festohen ndryshe për qindra familje shqiptare të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. “Më në fund dhe fëmijët e mi do festojnë si gjithë shokët e tyre, do t’ju ble edhe nga një…
0
14
Sopranoja Shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, mbron kauzën në luftën kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe adoleshentëve në rolin e Ambasadores së ‘CRCA/ECPAT Shqipëri’. Në kuadër të Ditës Europiane dhe Ditës Ndërkombëtare…
yes
0
47
  Projekti Childhub i Terre des Hommes Shqiperi, bazuar në kërkesat e përdoruesve të paraqitura në vleresimin e projektit, do te ofrojë mbështetje teknike për profesionistët e rinj/fillestarë që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijës përmes…
0
68
UNICEF në Kosovë ndërmori dy procese konsultimi me fëmijët dhe të rinjtë e moshës 10 deri në 24 vjeç në fillim të vitit 2021 për të dëgjuar se çfarë kanë për të thënë dhe çfarë duan për arsimimin e tyre, mirëqenien e tyre, barazinë gjinore,…
yes
0
94
  Të paktën 33 organizata të shoqërisë civile shqiptare, të përqendruara kryesisht në ofrimin e shërbimeve për njerëzit në nevojë, i kanë dërguar një kujtesë, e cila është gjithashtu një kërkesë, qeverisë nën titullin "Na trajto si çdo sektor…