Unë Mbroj Fëmijët

03 Mar 2016
Source: 
Agjensia Shtetërore Për Mbrojtjen e Fëmijëve

Në datën 1 Mars 2016, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë filloi promovimin e një plani mobilizimi për mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë e dhunës. Plani është rezultat i një bashkëpunimi disa mujor të këtij institucioni me partnerë lokalë dhe ndërkombëtarë për të hartuar një sërë politikash në fusha të ndryshme, që kanë si qëllim mbrojtjen e fëmijëve. Këto politika pritet të mbështesin procesin e ndryshimit dhe përmirësimit të ligjit “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve” dhe miratimin e “Axhendës Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2016-2020”.

 Një nga qëllimet kryesore të këtij plani është të informojë publikun për format e dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve dhe pasojat e tyre, si dhe për efektin pozitiv që do të sjellin ndryshimet ligjore për mbrojtjen e fëmijëve. Plani i mobilizimit synon gjithashtu të hapë një debat publik  lidhur me të drejtat e fëmijëve dhe të promovojë praktikat më të  mira prindërore. Një element shumë i rëndësishëm i kësaj iniciative është ndërgjegjësimi i institucioneve përgjegjëse për të përmbushur funksionet e tyre në shërbim të fëmijëve.

Mobilizimi do të fillojë në institucionet publike, por kërkon mbështetetjen e të gjithë publikut. Në veçanti, synohet pjesëmarrja aktive e  fëmijëve nëpërmjet organizimit të një sërë sërë aktivitetesh në shkolla dhe qëndra komunitare.

 

 

Dokumentёt e bashkangjitura: 

Ky projekt është financuar nga: