E drejta për t’u dëgjuar

Dëgjojmë fëmijët dhe të rinjtë në lëvizje

hollësi

Data:  07 Dhj 2018 Botuesi:  UNICEF Lloji i publikimit:  Report / Study / Data

 

UNICEF ka publikuar raportin “E drejta për t’u dëgjuar: Dëgjojmë fëmijët dhe të rinjtë në lëvizje”, i cili sjell për ne informacion mbi sfidat dhe vështirësitë e mungesat me të cilat ballafaqohen fëmijët e të rinjtë refugjatë dhe migrantë. Në sondazhin online janë përgjigjur mbi 4,000 refugjatë të moshës 14 deri 24 vjeçare nga vendet e origjinës dhe destinacionit. Informatat janë mbledhur gjatë muajve të fundit.

Disa nga gjetjet e rëndësishme të këtij sondazhi janë:

  • 67% e respodentëve janë detyruar ta braktisin vendin e tyre;
  • 44% e respodentëve e kanë braktisur vendin e tyre vetëm;
  • 58% e respodentëve kanë raportuar që kanë humbur 1 ose më shumë vite të vijimit të mësimit në shkollë;
  • 49% e respodentëve kanë raportuar që nuk kanë pasur mundësi të kontrollohen nga mjeku kur ata kanë pasur nevojë;
  • 38% e respodentëve kanë thënë që nuk kanë pranuar asnjë lloj ndihme nga askush: familja, shoqëria apo institucionet.

Në këtë raport mund të gjeni informacion më të zgjeruar mbi mënyrën se si është administruar sondazhi, procesin e hulumtimit, gjetjet kryesore si dhe vet zërat e fëmijëve dhe të rinjëve me të cilët është zhvilluar ky hulumtim.

Numri total i faqeve: 
32
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Ndërkombëtare

Ky projekt është financuar nga: