“Ndërtimi i Figurës së mashkullit, për Mbrojtjen e Fëmijëve” Skurfild, 2001.

hollësi

Data:  22 Jan 2016 Autor:  Ana Popovic Lloji i publikimit:  Newsletter / Review / Bulletin

Tek ky artikull Jonatan Skurfild, një kërkues kryesor për temën e punës sociale me meshkujt, diskuton ndërtimin gjinor të klientëve në punën e mbrojtjes së fëmijëve, duke u fokusuar tek mënyra sesi ndërtojnë meshkujt punonjësit social (që do të thotë baballarët) dhe maskuliniteti në punën e mbrojtjes sociale.

Përfundimet e Skurfildit janë mbështetur tek kërkimet etnografike që janë kryer për një periudhe 3 mujore në 2000 në Mbretërinë e Bashkuar, mbështetur tek intervistat e punonjësve social femra dhe meshkuj si dhe tek rastet e regjistruara. Megjithatë, pavarësisht faktit se kërkimi i Skurfildit  është bërë për kontekstin e Mbretërisë së Bashkuar, konkluzionet e tij janë shumë të gjetura dhe mund të aplikohen tek praktikat e punës sociale edhe në kontekste të tjera që kanë të njëjtët parametra si të ato të studimit të Skurfildit, si për shembull fakti që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta, të bardhë, heteroseksual dhe të aftë fizikisht. Duke pasur këtë parasysh, studimi i Skurfildit të ofron mundësi për ndërtime të ndryshme të klientëve meshkujve të racave të ndryshme (jo të bardhë), seksualitetit (jo heteroseksual) ose klientë me aftësi të kufizuara.

Ky kërkim etnografik tregoi se nuk ka dallim sesi punonjësit social meshkuj dhe femra i shikojnë klientët e tyre meshkuj (baballarët); saktësisht si punonjësit social meshkuj dhe ato femra e ndërtojnë mashkullin dhe maskulinitetin në të njëjtën mënyrë. Në këtë drejtim, Skurfildi nënvizon gjashtë ligjërata të maskulinitetit që përdorin punonjësit social në fushën e punës sociale. Punonjësit social zakonisht i ndërtojnë baballarët në formë negative: 1)  si kërcënim (ose si abuzues seksual ose autorë të dhunës në familje), 2) që s’të hyjnë në punë (meshkujt janë gjithmonë jashtë shtëpisë, kontribuojnë pak për familjen), 3) si të padobishëm (meshkujt që nuk kanë kujdestari ligjore ose meshkujt që mamatë nuk i duan të përfshirë) dhe 4) që mungojnë (meshkujt që shmangin kontaktet me punonjësit social). Rrallëherë shikohen si më pak negativ, në rastet kur nuk shihen ndryshe nga femrat ose ndonjëherë më mirë se femrat (për shembull në ato raste kur mamatë konsiderohen si kujdestare të dështuara).

Tek këto ligjërata mbizotëruese që inkuadrojnë mashkullin në formë negative, si ligjërata “meshkujt si kërcënim”, punonjësit social kanë tendencën të kufizojnë kontaktet me meshkujt dhe kështu i përjashtojnë nga shërbimet e mbrojtjes së fëmijës dhe fokusohen vetëm tek puna me nënat. Kjo ndodh për dy arsye: 1) punonjësit social kanë frikë nga shpërthimet e inatit të meshkujve dhe 2) i shikojnë mamatë si përkujdesëset kryesore, si mbrojtëset kryesore të fëmijës. Si pasojë, fokusohen vetëm të puna me mamatë, duke pretenduar se zgjidhja për t’i dhënë fund abuzimit apo neglizhimit të fëmijës është tek duart e nënës, e cila ose duhet të lërë burrin ose ta përzërë nga shtëpia. Në rast se nuk bën asnjërën prej të dyjave, nëna shikohet nga punonjësit social si nënë e dështuar. Si rezultat, edhe në ato raste kur babai është abuzuesi, punonjësit social nuk angazhohen me të, por fajësojnë nënën që s’ia doli mbanë të mbronte fëmijën.

Kjo, siç thekson Skurfild , duhet të ndryshojë: punonjësit social duhet të trajnohen për të kuptuar edhe kontekstet gjinore të praktikës së punës sociale. Është në interesin më të lartë të fëmijës që punonjësit social të mos i shikojnë më mamatë si ‘përkujdesëse të dështuara” dhe të përfshijnë baballarët në program.   

 

Dokumenti është përgatitur nga Ana Popovic për Platformën e Mbrojtjes së Fëmijëve për Evropën Juglindore, 2016.

 

Gjuhё(t) e materialeve: 
anglisht
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Ndërkombëtare

Ky projekt është financuar nga: