Bashkëpunimi midis agjencive dhe ai ndër-disiplinor, që punojnë si në kontakt me sektorët dhe ekipet ashtu edhe brenda tyre, është i rëndësishëm për të garantuar se fëmijët marrin mbrojtjen e duhur. Hulumtimet tregojnë se fëmijët mbrohen në mënyrë më efektive kur punojnë së bashku agjencitë dhe partnerët (Të punojmë së bashku, 2013). Kjo ndodh sepse është thuajse e pamundur për një agjenci të vetme që t’i përgjigjet si duhet akuzave dhe natyrës së ndërlikuar të abuzimit të fëmijëve. Bashkëpunimi midis agjencive të ndryshme është i rëndësishëm për të garantuar se po merret gjerësisht në konsideratë interesi më i lartë i fëmijës dhe se qasja e ndjekur synon të arrijë rezultate të mira për mbrojtjen e fëmijës dhe për promovimin e mirëqenies së tyre.

Theksi i vendosur tek zhvillimi i sistemeve kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve, siç advokon edhe UNICEF dhe të tjerë dhe e përkrahur nga donatorë të ndryshëm, shihet si një element i nevojshëm për mbrojtje gjithëpërfshirëse për fëmijën. Kjo, bashkë me vlerësimin e përfitimeve që ka puna midis agjencive të ndryshme tek fëmijët, e cila konsiderohet shpesh si një dimension i rëndësishëm për qasjen e sistemeve ndaj mbrojtjes së fëmijëve, ka nxjerrë në pah nevojën për qëndrim më të formalizuar dhe më proaktiv ndaj bashkëpunimit midis aktorëve.

Meqë shtetet e Evropës Juglindore (SEJ) i janë përkushtuar aktivisht zhvillimit dhe ristrukturimit të sistemeve të tyre për mbrojtjen e fëmijëve dhe kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për prezantimin dhe ngritjen e kapaciteteve të punonjësve për t’iu përgjigjur abuzimit të fëmijëve nga këndvështrimi i punës së shumë agjencive, ChildHub që është në vetvete një platformë e përbërë nga agjenci të ndryshme që drejtohet nga Zyra Rajonale e Terre des Hommes në Hungari, nisi një analizë të punës midis agjencive të shumta në rajon. Ky është raporti i kësaj analize.

Shtete që kontribuan tek analiza

Shtetet më poshtë në rajon kontribuan për analizën (Sipas rendit alfabetik):  

        Bosnje – Herzegovina                                         Maqedonia

        Bullgaria                                                                 Mali i Zi

        Kroacia                                                                   Moldavia

        Hungaria                                                                 Serbia

        Kosova                                                                    Shqipëria

Publication type
Author
Stephanie Delaney#uid:473
Enkelejda Lopari#uid:760
Total pages
56
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
350
Me mbështetje financiare nga Ministria Holandeze e Punëve të Jashtme, Defence for children - ECPAT Hollandë dhe Terre des hommes në Kosovë i bashkuan forcat për ti ndihmuar profesionistët në ndërtimin e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes së fëmijëve…
0
141
Fenomeni i punës tek fëmijët vazhdon të mbetet një shqetësim i madh për Shqipërinë. Nuk kanë rezultuar efektive ndryshimet ligjore dhe ngritja e mekanizmave të ndryshëm për të mbrojtur fëmijët dhe për të parandaluar punësimin tek fëmijët. …
yes
0
537
Terre des hommes Kosovë në bashkëpunim me partnerin Defence for Children International nga Holanda, me qëllim të ngritjes dhe fuqizimit të kapaciteteve të institucioneve dhe profesionistëve për mbrojtjen e fëmijëve në konflikt me ligjin, nën moshën…
yes
0
1347
Në vitin 2020 Terre des hommes Misioni në Kosovë (Tdh) në bashkëpunim me partnerin Defence for Children International nga Holanda kanë hartuar modulin e trajnimit “Menaxhimi i rasteve dhe puna ndërsektoriale për mbrojtjen e fëmijës në konflikt me…
0
17
Që prej 2006, Terre des hommes Shqipiëri, ka mbështetur nëpërmjet OJQ-së partnere CAAP – Veprime të Përbashkëta kundër Varfërisë, Aktivitete të ndryshme për Gjenerimin e të Ardhurave (IGA) për familjet rome dhe egjiptiane.…
yes
0
72
Dokumenti i protolollit përfshin informatat kryesore për t’i ndihmuar përfaqësuesit e agjencive të ndryshme që të kuptojnë dhe të punojnë në kuadër të një qasjeje multidisiplinare. Dokumenti synon informimin e profesionistëve të cilët punojnë për…
no
0
29
The last two decades have seen significant strides in the fight against child labour. But the COVID-19 pandemic poses very real risks of backtracking. Positive trends may falter, and child labour may worsen,especially in places where it has remained…
no
0
182
Një ligj novator për mbrojtjen e fëmijëve do të miratohet së shpejti nga Senati spanjoll dhe do te publikohet në Gazetën Zyrtare Shtetërore të Spanjës. Nje anëtar i partisë Unidas Podemos pohon se ligji e vendos Spanjën në ballë të…
yes
0
1457
Duke përfituar nga përvoja e tij dhe në kuadrin e bashkëpunimit me Bashkinë e Milanos që filloi në vitin 2017, Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit, në kuadër të projektit REEC (Përforconi Edukatorët Fuqizimi i Fëmijëve), ka hartuar një qasje të re…
0
33
Në emisionin Bon Bon të transmetuar në televizionin RTV21, është diskutuar për platformën elektronike childhub (www.childhub.org), nga pjesëmarrësit Kushtrim Islami, koordinator i projektit dhe Blerim Shabani, nga grupi i personave burimorë të…
yes
0
289
  Më 25 Janar 2022, u zhvillua në Tiranë mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, të përbërë nga ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, ai i Drejtësisë, Ulsi Manja, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi,…