Raport për diskriminimin e fëmijëve romë në arsim

hollësi

Data:  14 Kor 2016 Autor:  Katie Javanaud Botuesi:  Child Protection Hub Lloji i publikimit:  Report / Study / Data

Komuniteti romë përballet me një sërë praktikash diskriminuese. Tek ky raport i 2014, “Mbi diskriminimin e fëmijëve romë në arsim”, Komisioni Evropian argumenton mbi strategjitë gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund diskriminimit të romëve në ambientet arsimore. Përfundimi i këtij raporti është se megjithëse reformat në politika ose ligje ofrojnë një zgjidhje momentale për progres social dhe/ose në sjellje, ndryshimi që ofrojnë nuk zgjat. Raporti fokusohet tek llojet më të zakonshme dhe më të dëmshme të diskriminimit kundrejt fëmijëve romë në shkolla: veçimi.

Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP) pohon se diskriminimi kundër fëmijëve romë është një problem ekonomik ‘akut’ ndërsa Banka Botërore e përshkruan përfshirjen e romëve si një ‘nevojë makroekonomike’. Fëmijët romë të paarsimuar, fillojnë jetën e të rriturit me mundësi jashtëzakonisht të kufizuara për punësim. Prandaj, diskriminimi kundër fëmijëve romë krijon një cikël shansesh të pabarabarta dhe varfërie ekstreme dhe i shton faktit se edhe tek Shtetet Anëtare më të zhvilluara të Bashkimit Evropian, “71% të fëmijëve romë jetojnë në varfëri ekstreme” në një nivel me zonat më të varfra të botës (fq.13).

Si rrjedhojë, është e rëndësishme të merren në konsideratë elementet socio-ekonomik. Megjithatë, veçimi i fëmijëve romë është një shkelje e të drejtave të parashikuara tek e drejta ndërkombëtare. Për më tepër, mosrespektimi i të drejtës së fëmijës për arsim është shumë e rëndë pasi arsimi është një nga mënyrat e domosdoshme nëpërmjet të cilit mund të mbrohen dhe realizohen të drejtat e tjera. Arsimi ju jep fëmijëve shansin për të përqafuar kulturat e ndryshme, për të mësuar vlerat e tolerancës dhe për të mësuar të jetojnë si anëtarë të shoqërive pluraliste. Dhe në fakt duke i veçuar romët, (ose çdo grup minoritar) ju mohohen këto të drejta qofshin romë apo jo romë.

Komisioni Evropian identifikon tre lloje veçimesh ndaj romëve: (1) veçimi brenda shkollës; (2) veçimi ndër shkollor; (3) veçimi në shkolla ‘speciale’ që janë për personat me probleme mendore. Shumë raste të veçimit brenda shkollës dhe ndër-shkollore janë çuar tek Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ose tek gjykatat kombëtare, prindërit e fëmijëve jo romë kanë mbajtur demonstrata jashtë shkollave për të kundërshkuar edukimin e përbashkët. Këto demonstrata konfirmojnë vlefshmërinë e argumentit që ngre ky raport: që megjithëse sfidat në rritje të procesit gjyqësor mund të ndihmojnë për të përparuar të drejtat e romëve, efektiviteti i ndryshimeve ligjore dhe i politikave varet shumë tek harmonizimi i projekteve që janë krijuar për t’i dhënë fund stigmës dhe stereotipave.  

Veçimi i fëmijëve romë në shkolla speciale për personat me probleme të shëndetit mendor ze një vend të posaçëm në raport. Këta fëmije janë diskriminuar dyfish dhe për atyre ju minohet më shumë perspektiva për përfshirje sociale. Janë dy probleme:

Në këto shkolla ka mbipërfaqësim të fëmijëve romë (kryesisht si rezultat i diagnozës së gabuar).
Veçimi automatik dhe/ose plotësisht i fëmijëve romë (rome dhe jo romë) për shkak të paaftësisë mendore është në vetvete i padrejtë moralisht.

Një shembull befasues i mbipërfaqësimit në këto shkolla gjendet në Sllovaki, ku fëmijët romë kanë 28 herë më shumë gjasa se bashkëmoshatarët jo romë që të vendosen  në këto shkolla. Më tej, është vlerësuar se 50% e këtyre fëmijëve janë diagnostikuar gabimisht dhe në realitet nuk kanë probleme të shëndetit mendor. Fatkeqësisht, ky nuk është problem i izoluar, por është i përhapur në gjithë Evropën. Për shembull, në një rast kundër Çekisë, gjykata vendosi se diagnostikimi i gabuar kishte sjellë tre elemente diskriminimi: (i) diagnostikimin e gabuar; (ii) izolimin; (iii) rezultatin në një kurikulum inferior.

Në thelb, raporti bën thirrje për një ndryshim që Shtetet Anëtare të BE-së të lehtësojnë përfshirjen e romëve në një mënyrë më efektive. Zbatimi i Strategjive Kombëtare të Integrimit ju kërkohet të gjithë shteteve. Në mënyrë që kjo të ndodh duhet vullnet politik, fonde të mjaftueshme dhe eliminimin të sjelljeve diskriminuese në të gjitha hallkat e shoqërisë.

Përgatitur nga Keti Javanaud për Platformën për Mbrojtjen e Fëmijëve për Evropën Juglindore, qershor 2016.

Burim: Report on Discrimination of Roma Children in Education (2014)Botim i Komisionit Evropian.

Numri total i faqeve: 
1
Topic(s): 
Gjuhё(t) e materialeve: 
anglisht
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Bashkimi Evropian

Ky projekt është financuar nga: