Save the Children ka botuar raportin e tretë në kuadër të fushatës Stop Luftës mbi Fëmijët. Ky raport shtjellon rreziqet dhe vështirësitë me të cilat përballen fëmijët në zonat e luftës dhe se si ato ndikojnë në mirëqenien e tyre.
Dallimet gjinore janë shtjelluar më tej se si fëmijët përjetojnë dhunë dhe rrezik në varësi të vendit ku ato ndodhin. Fokusi është veçanërisht te përvojat dhe abuzimet në vendet publike, siç janë rrugët të cilat lidhen më ngushtë me përvojat e djemve.
Nga ana tjetër, shkeljet e të drejtave të vajzave janë më të lidhura me hapësirat private, p.sh. brenda shtëpisë. Format më të zakonshme të shkeljeve përfshijnë abuzimin seksual dhe martesën e hershme të cilat shpesh kalojnë pa raportim dhe pa u vënë re.
Ky raportnë fund bën thirrje për reagim të shpejtë nga shtetet dhe aktorët përkatës në mënyrë që të përmbushen nevojat e vajzave, djemve dhe fëmijëve me identitete të ndryshme gjinore në zonat e luftërave.