Raport Studimi Kombëtar: HUNGARI

Ky raport është zhvilluar brenda kornizës së “Të Drejtave Procedurale të të Rinjve të Dyshuar ose të Akuzuar në BE (PRO-JUS)”, një projekt rajonal i zbatuar në 5 Shtete Anëtare të BE (Belgjikë, Francë, Hungari, Spanjë dhe Holandë) nën koordinimin e Zyrës Rajonale të Terre des hommes për Evropën Qendrore dhe Jug-Lindore me bazë në Hungari në partneritet me Mbrojtje për Fëmijë Ndërkombëtare (Belgjikë), Hors la Rue (Francë), Të drejtat Ndërkombëtare (Spanjë) dhe Mbrojtje për Fëmijë Ndërkombëtare (Holandë).

Projekti PRO-JUS synon të ekzaminojë situatën e fëmijëve të huaj të dyshuar ose të akuzuar në procedim penal, duke qenë se vulnerabiliteti i tyre i shtuar mund t’i pengojë ata në gëzimin e të drejtave të ruajtura në tre direktivat procedurale të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit (Direktiva e BE 2010/641, 2012/132, 2013/483).

Ky raport shtrihet në Hungari dhe përbën një nga pesë raportet kombëtare të zhvilluara si pjesë e projektit PRO-JUS. Raporti është rezultati i një studimi që ka kombinuar studimin në tryezë të dokumentacionit, analiza dhe intervista gjysmë të strukturuara me palë interesi të rritur dhe fëmijë. I zhvilluar sipas një metodologjie kërkimi të zakonshme që u ndërmor në të pesë shtetet e projektit, raporti prezanton gjetjet studimore dhe identifikon praktika të rëndësishme si dhe rekomandime. Në përputhje me qëllimet e studimit, raporti gjithashtu, shqyrton faktorët që ndikojnë dhe pengojnë zbatimin efektiv të të drejtave të ruajtura në të tre direktivat e BE.

Gjetjet studimore:

Zhvendosja e të tre Direktivave u realizua para së gjithash në nivel të ligjit. Në disa raste, legjislacioni hungarez specifikon më shumë kërkesa shtrënguese; më raste të tjera mund të vërehen mangësi të pjesshme.

Zbatimi i Direktivave në praktikë përballet me sfida serioze nëse personi i dyshuar ose i akuzuar është shtetas i huaj nën moshën 18 vjeç.

Faktorët më seriozë që ndalojnë forcimin e të drejtave të garantuara në të tre Direktivat e identifikuara në studim:

Fëmija i dyshuar ose i akuzuar nuk konsiderohet vulnerabël;
Fëmija i huaj që nuk flet gjuhën e procedurës nuk konsiderohet me vulnerabilitet të lartë;
Dispozitat aplikohen vetëm formalisht dhe jo në thelb të ligjit, ose në përputhje me përmbajtjen e tij;
Cilësia/ sigurimi i cilësisë i forcimit të ligjit (përkthimi, informacioni, përfaqësimi nga një avokat) nuk paraqiten si kërkesa detyruese;
Nuk sigurohet mundësia për të pasur një përkthyes, informacion, përfaqësim ligjor të një cilësie të duhur;
Mungesë e standardeve të përshtatshme vepruese dhe profesionale;
Autoritetet nuk sigurojnë kushte të barabarta për të miturit e huaj të pandehur;
Mungesa e regjistrave (lista e përkthyesve ligjorë, lista e avokatëve që flasin gjuhë të huaja, regjistër i profesionistëve të tjerë të trajnuar dhe të përgatitur për komunikim me fëmijët);

Rekomandime:

“Interesi më i mirë” i fëmijës së huaj të dyshuar ose akuzuar duhet të jetë një konsideratë primare (UNCRC Neni 3) – Zbatimi i të drejtave të fëmijës trajtohet si në procedurat kriminale edhe në bashkëveprimin multi-sektoral të të gjithë aktorëve përbërës (emigracionit, drejtësia për të miturit, mbrojtja e fëmijëve, etj.);
Dhënia e trajnimit multikulturor dhe sensibilizues për profesionistët e drejtësisë (dhe të tjerët) që punojnë me fëmijën e huajt të akuzuar ose të dyshuar për të kuptuar më shumë situatën e tyre të pazakontë dhe vulnerabël si dhe çështjet kulturore;
Ndërmarrja e studimeve thelbësore empirike/databaza statistikore të vlefshme rreth veprimtarisë të sistemit të drejtësisë për të miturit në rastet e fëmijëve të huaj;
Monitorim i afërt dhe i vazhdueshëm i zbatimit të të tre Direktivave.

Bashkangjitur Madhësia
compressed_research_report_english.pdf348.16 KB 348.16 KB

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
50
Lidhur me webinarin: Webinari do të prezantojë gjetjet e projektit të Pro-Jus "Të drejtat procedurale të miturve të dyshuar ose të akuzuar për vepra penale në BE", i cili synonte të siguronte që fëmijët e huaj të cilët akuzohen ose dyshohen për…
yes
0
600
  Terre des hommes Albania realizoi studimin kombetar ““Masat për mbrojtjen e fëmijëve në konflikt me ligjin, nën moshën e përgjegjësisë penale në Shqipëri"”,financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, programi MATRA 2017-2021, i…
yes
0
620
Kjo video e ChildHub-it përmbledh raportin e fundit të UNICEF-it mbi dhunën ndaj femijëve në BE. Video thekson faktet, shifrat dhe sfidat e mbrojtjes së femijeve në rajon.
0
92
  Komisioni Europian ka prezantuar Atlasin online të “Migrimit”, me të dhëna për 198 shtete dhe informata të cilat përditësohen rregullisht. Ju mund të shikoni trendet, statistikat dhe demografitë e shteteve, si dhe të gjeni informata të cilat…
0
77
Ky raport ka si qëllim të sjellë në vëmendje nevojën për të pasur një ligj të veçantë në Shqipëri me fokus në parandalimin e trafikimit të personave dhe mbrojtjen e viktimave/ viktimave të mundshme të trafikimit, duke u bazuar në një analizë të…
0
16
  Eurochild, me 15 OJQ të tjera, po advokon për të krijuar një Intergroup të ri të të Drejtave të Fëmijëve në Parlamentin Europian. Në kuadër të kësaj fushate, qytetarëve europianë u kërkua të votonin për kandidatët e angazhuar për t'u bërë…
no
0
164
Një tërmet me madhësi 6.4 ballë goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019, për t'u ndjekur nga lëkundje të shumta më të vogla gjatë javës në vijim. Ky është një nga tërmetet më të mëdha në vend. Epiqendra e tërmetit ishte në verilindje të Durrësit,…
0
68
UNICEF në Kosovë ndërmori dy procese konsultimi me fëmijët dhe të rinjtë e moshës 10 deri në 24 vjeç në fillim të vitit 2021 për të dëgjuar se çfarë kanë për të thënë dhe çfarë duan për arsimimin e tyre, mirëqenien e tyre, barazinë gjinore,…
0
340
  Ky manual është përgatitur në kuadër të projektit "Ndërtimi i marrëdhënieve përmes zhvillimit inovativ të ndërgjegjësimit të dhunës me bazë gjinore në Evropë (BRIDGE). Projekti BRIDGE është një projekt dy-vjeçar i zbatuar nën drejtimin e…
0
103
Amnesty International (AI) publikoi vëzhgimet e tyre në Komitetin e KB për të Drejtat e Fëmijëve në Draft Komentin e Përgjithshëm Nr 24,  Nr. 24 pasi ishte hapur thirrja për komente. Ky dokument përfshin sugjerime të AI për terminologjinë…
0
378
Një libër për t'u ngjyrosur në të cilin fëmijët mësojnë për të drejtat e tyre që rrjedhin nga "Konventa për të Drejtat e Fëmijëve" dhe prezantuar në gjuhë miqësore për fëmijë. Ky botim është pjesë e projektit PROtectChild, financuar nga Qeveria…
0
36
Në mbështetje të javës Kundër Bullizmit të këtij viti, NSPCC dhe CPSU (Mbrojtja e Fëmijëve në Njësinë Sportive) organizojnë një webinar me temën "Forca e së Mirës". Ky webinar do të shqyrtojë mënyrat sesi të nxiten dhe të rriturit dhe fëmijët që të…
no
0
128
  "Të gjithë fëmijët duhet të gëzojnë të njëjtat të drejta të cilat iu garantohen me ligj nga shteti Shqiptar, pavarësisht vendbanimit, statusit të tyre familjar, përkatësisë etnike, aftësive, orientimit seksual apo gjinise" Kështu nis…