T’i jepet fund dhunës ndaj fëmijëve: gjashtë strategji për veprim (Rezyme nga Childhub)

hollësi

Data:  18 Gsh 2016 Author:  Katie Javanaud#uid:7136 Botuesi:  Child Protection Hub Lloji i publikimit:  Newsletter / Review / Bulletin

UNICEF-i ka analizuar rezultatet e disa programeve të ndërhyrjes dhe të parandalimit të dhunës që janë zbatuar nëpër botë dhe ka identifikuar gjashtë strategji që kanë rezultuar si shumë efektive. Ndërhyrja dhe projektet për kundërpërgjigje që janë përfshirë në këtë raport tregojnë qartë se dhuna ndaj fëmijëve është e pashmangshme. Pikërisht, hulumtimet tregojnë përdorimi i disa mënyrave të caktuara ka kapacitetin të pakësojë në mënyrë dramatike nivelet e dhunës që përjetojnë fëmijët. Përpjekjet kolektive të qytetarëve, politik-bërësve, qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtar janë thelbësore për të pakësuar dhunën ndaj fëmijëve. Krijimi i lidhjeve midis personave që kanë autoritet dhe pushtet për të promovuar sistemet e mbrojtjes së fëmijëve janë kritike për procesin.  

Megjithëse ka edhe strategji të tjera që pritet ende të testohen, deri tani provat kanë vërtetuar vlerën e:

  • Mbështetjes së prindërve, kujdestarëve dhe familjes                                                                                                                                                    
  • Ndihmën ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve për të menaxhuar rrezikun dhe vështirësitë
  • Ndryshimin e qëndrimeve dhe normave shoqërore që nxisin dhunën dhe diskriminimin
  • Promovimin dhe ofrimin e shërbimeve mbështetëse për fëmijët
  • Zbatimin e ligjeve dhe politikave që mbrojnë fëmijët
  • Të mblidhen të dhëna dhe të bëhen kërkime.  

Secila prej këtyre strategjive ka si qëllim t’i japë fund dhunës ndaj fëmijëve. Megjithatë, ka edhe mjete më të fuqishme për t’i kontribuar programit të zhvillimit më të gjerë për të përmirësuar të drejtën për arsim, kujdes shëndetësor dhe strehim të përshtatshëm. Dhënia fund dhunës kundër fëmijëve i sjellje shumë përfitime shoqërisë në përgjithësi. Ky raport thekson se edhe në kuadër të analizës kosto-përfitim, paguhet zbatimi i këtyre teknikave. Për shembull, programi Partneriteti Infermiere – Familje, që ka filluar në Amerikë në 1977, por që është shpërndarë edhe në vende të tjera në Evropë ka treguar se kursimet “neto” nga pjesëmarrja e familjeve në rrezik të lartë ishte katërfish më shumë krahasuar me kostot e programit  (fq. 20). Si nga ana njerëzore dhe nga ajo ekonomike, ky program për mbështetjen e familjes ka pasur rezultate shumë pozitive. Këtu përfshihet: shëndet më të mirë në shtatzëni, pakësim të dëmtimeve në fëmijëri dhe ulje me 48% të rasteve të abuzimit me fëmijët si dhe neglizhimit tek familjet që morën pjesë në program.  

Programi Mirëqenia e Hershme, i krijuar për të inkurajuar mjedise pozitive familjare për fëmijët e paprivilegjuar shërben si një shembull tjetër për ndërhyrjet e suksesshme për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve. Ky projekt vazhdon aktualisht në Belgjikë, Bosnje dhe Herzegovina, Francë, Gjermani, Britani dhe Turqi, ndër të tjera . Çuditërisht, të dhënat nga Turqia kanë treguar se dy vite pas fillimit të programit ndëshkimi fizik i fëmijëve u ul me 78%. Këto rezultate janë më premtueset  duke pasur parasysh se programi përfshinte më shumë se 800,000 gra dhe fëmijëve. Ndërsa programe të tjera kanë nxjerrë rëndësinë për t’i dhënë fëmijëve aftësitë e nevojshme për t’iu përgjigjur dhunës në mënyrë të përshtatshme. Prandaj, fëmijët inkurajohen të flasin dhe të raportojnë abuzimin, por të përdoren edhe nisma alternative për të zgjidhur konfliktet në shkolla.

Po ashtu, projekti “Për mjedis të sigurt në shkolla”, operacional në Bullgari, Kroaci, Kazakistan, Mal të Zi, Serbi dhe Slloveni ka qenë sukses. Dy komponentët e këtij projekti, njëri prej të cilëve synon rritjen e ndërgjegjësimit tek publiku, për dhunën në shkolla dhe tjetri synon parandalimin e dhunës – ka rezultuar me një ulje prej 50% të dhunës verbale dhe fizike në shkollat kroate. Ndryshimi i sjelljeve të rrënjosura, sidomos atyre që bëjnë të ligjshme dhe justifikojnë forma të caktuara të dhunës kundër fëmijëve, përfaqësojnë një ndryshim të konsiderueshëm. Megjithatë, megjithëse ndryshimi kërkon kohën e nevojshme “nuk ka pse të zgjasë me breza të tërë” (fq. 33). Më tej, duke qenë se ndryshimet në ligj nuk janë të mjaftueshme për të garantuar ndryshimet në sjellje, në 1979 në Suedi njohja si vepër penale e ndëshikimit fizik të fëmijëve solli ndryshim në qëndrimin e prindërve përsa i përket pranimit të tij. Pas kësaj, shumë shtete të tjera e konsiderojnë vepër penale ndëshkimin fizik duke shpresuar se kjo do të ndryshojë edhe sjelljen e personave.

Përgatitur nga Keti Javanaud për Platformën për Mbrojtjen e Fëmijëve, gusht 2016

Burimi: Ending Violence Against Children: Six Strategies for Action (2014) UNICEF

Numri total i faqeve: 
1
Gjuhё(t) e materialeve: 
anglisht
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Ndërkombëtare

Ky projekt është financuar nga: