Në bashkëpunim me Këshillin Evropian dhe qeverinë norvegjezë në 2012, UNICEF përgatiti një raport mbi praninë e dhunës në shkolla, nga perspektiva globale. Raporti ofron rekomandime praktike për qeveritë, OJQ dhe partnerë të tjerë që duan të eleminojnë këtë dhunë. Raporti përmban tre argumentë të ndarë nga njeri tjetri por të ndër-lidhur praktikisht ku shpjegon pse duhet të jetë prioritet eliminimi i dhunës në shkolla. E thënë ndryshe, prania e dhunës në ambientet arsimore ka ndikim negativ edhe përtej vetë personit që e përjeton drejtpërdrejtë. Pasojat socio – ekonomike që ka dhuna në shkolla kërkojnë që eliminimi i saj të jetë prioritet kombëtar për shtetet që duan të kenë rritje ekonomike dhe prosperitet dhe mirëqenie tek populli i tyre.  

Me miliona fëmijë në gjithë globin braktisin shkollën fillore çdo vit. Një nga faktorët kryesor që ndikon, sipas raportit, është prania e dhunës në shkolla. Prindërit kanë frike për sigurinë e fëmijëve të tyre dhe prandaj i tërheqin nga sistemi arsimor. Si rezultat mundësitë për punë që do të kishin këta fëmijë kur arrijnë moshën madhore, reduktohen në mënyrë drastike. Prandaj dhuna në shkolla është pjesërisht përgjegjëse për vazhdimësinë e ciklit të varfërisë ndër breza. Provat tregojnë se fëmijët që i përkasin minoriteteve (si për shembull, romët) kanë më shumë probabilitet se shokët e tyre që të vuajnë nga shokët dhe mësuesit. Duke pasur parasysh se grupet minoritare janë në gjendje të keqe ekonomike, kufizimi i aksesit në arsim e bën edhe më të vështirë ndërprerjen e ciklit të varfërisë.

Përfaqësimi i shpërpjesëtim i ulët i vajzave në sistemin arsimor është pjesërisht për shkak të dhunës në shkolla. Nxënëset kanë frikë nga shfrytëzimi seksual nga bashkëmoshatarët e tyre dhe nga mësuesit. Për më tepër, raporti sinjalizon një lidhje të qartë midis notave të ulëta në shkolla, numrit të lartë të pjellorisë dhe standardeve të varfra të jetesës si për vetë vajzat dhe për fëmijët e tyre. Notat e ulta në shkollë i ngarkojnë një barrë sistemit të kujdesit shëndetësor për shtetet ku vetë aksesi në shëndetësi është i vështirë. Krahas anës ekonomike që sjell, raporti na nxit të mos harrojmë koston njerëzore që ka mos edukimi i vajzave në të njëjtin standard si meshkujt. Përllogaritjet sugjerojnë se vdekshmëria foshnjore tek vendet e nën-Saharasë në Afrikë do të ulej në mënyrë dramatike (1.8 milion vdekje më pak) nëse vajzat do të mbaronin arsimin e mesëm.

Qëndrimi i vajzave në shkollë është i rëndësishëm për rritjen ekonomike, sidomos për vendet në zhvillim. Fuqizimi i femrave nëpërmjet edukimit është në interes të vendit dhe për të duhet të investohet. Megjithëse, ka raste me argumente bindëse që trajtimi i dhunës në shkolla është në favor të ekonomike për qeveritë e vendeve në zhvillim, raporti argumenton se eliminimi i dhunës nga shkollat duhet të jetë përparësi për të gjitha qeveritë. Për shembull, të dhënat nga Britania tregojnë se 16 vjeçarët që vuajnë nga bullizmi në shkollë kanë dyfish mundësi të ngelen pa punë, arsim dhe trajnim krahasuar me moshatarët e tyre që nuk kanë vuajtur nga bullizmi. Pasojat e bullizmit nuk duhet të nënvlerësohen: të rinjtë e papunë, arsim ose trajnim kanë trefish më shumë mundësi të vuajnë nga depresioni dhe pesë-fish më shumë mundësi të kenë precedentë penal. Këta janë elementë me peshë për zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin.

Krahas nxitjes që i bëhet qeverisë për të trajtuar dhunën në shkolla, duke i treguar kostot socio – ekonomike që ka, raporti tregon edhe si promovimi i ambienteve jo të dhunshme në shkollë shërben si katalizator për stimulimin e qëndrimeve kundër dhunës në komunitete edhe përtej dyerve të shkollës. Në ato vende ku dhuna ndaj fëmijëve përben një normë sociale, praktikat dhe politikat që mbrojnë fëmijët në shkolla mund të përshtaten edhe për shoqërinë e gjerë. Kjo ndërlidhje midis shkollës dhe komunitetit nënkupton që dhuna duhet sfiduar në dy nivele. Duke i ofruar fëmijëve ambiente arsimore pa dhunë, i pajis ata me aftësitë e nevojshme për të bërë zgjidhje paqësore nëpërmjet shkëmbimit të dijes dhe pa i rrënjosur frikën.

Prepared by Katie Javanaud Platforma për Mbrojtjen e Fëmijëve për Evropën Juglindore, korrik 2016

Burimi: Tackling Violence in Schools: A Global Perspective, Bridging the Gap Between Standards and Practice. (2012) Office of the Special Representative of the Secretary General on Violence in collaboration with UNICEF.

Total pages
1
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje
Gjuhё(t) e materialeve
Llojet e publikimeve

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

yes
0
5186
Tek raporti i zgjeruar i 2012 i UNICEF, në partneritet më Këshillin e Evropës dhe qeverinë norvegjeze, theksohet rëndësia e eliminimit të të gjitha formave të dhunës nga sistemi arsimor. Dhuna në shkolla mund të shfaqet në disa forma (fizike,…
0
42
  Kombet e Bashkuara në Shqipëri prezantuan se fundmi planin e përgjigjes socio-ekonomike dhe të rimëkëmbjes për Shqipërinë, të finalizuar në fillim të korrikut 2020. Ky plan përcakton planin e konsoliduar të Kombeve të Bashkuara (KB) për…
yes
4
1584
Për kë është udhëzuesi? Ky Udhërrëfyes është shkruar për të rriturit, përfshirë trajnerët, lehtësuesit, mësuesit ose stafin e shkollës, të cilët do të punojnë me fëmijë dhe të rinj në shkolla dhe qendra të arsimit alternativ. Cili është qëllimi i…
0
379
Libri është shkruar me qëllim për të shpjeguar themelet kulturore dhe psikologjike të dhunës në mes të rinjve; për të vlerësuar efektin e programeve tashmë të miratuara nga shkolla; dhe për të nxitur edukatorët profesionalë dhe publikun për të…
0
24
Rrjeti Kombëtar për Fëmijët në Bullgari është në komunikim me qeverinë për masat për të kufizuar rreziqet për jetën dhe të ardhmen e fëmijëve bullgarë dhe familjeve të tyre. Më 30 Mars 2020, ata dërguan një letër të hapur duke kërkuar masa dhe…
yes
0
440
              Tre delegacione të Terre des hommes (Rumania, Moldavia dhe Ukraina) do të bashkëpunojnë në një projekt unik për të sjellë ndryshime pozitive në dhunën me bazë gjinore në shkolla për sa i…
yes
0
3076
  Për kë është ky kurs? Ky Udhëzues është shkruar për të rriturit, përfshirë trajnerët, lehtësuesit, mësuesit ose stafin e shkollës, të cilët do të punojnë me fëmijë dhe të rinj në shkolla dhe qendra alternative të edukimit. Cili është…
0
42
Për më shumë se një shekull, ka pasur një interes në rritje për klimën e shkollës. Kohët e fundit, Departamenti Amerikan i Arsimit, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Instituti për Shkencat e Edukimit, një numër në rritje të…
yes
0
275
Terre Des Hommes (TDH) misioni në Shqipëri do të organizojë një trajnim online në kuadër të projektit " Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve dhe ndërgjegjësimit për të luftuar Trafikimin e Njerëzve në Ballkan, Shqipëri,…
0
192
  Mobile School NPO është një organizatë Belge e dedikuar për fuqizimin e organizatave autonome që punojnë me fëmijë në situatë rruge në të gjithë botën. Ata zhvillojnë pajisje lëvizëse shkollore dhe materiale edukative dhe trajnojnë punonjësit…