4 Praktika positive për përfshirjen sociale të komunitetit Romë[Analizë e Childhub]

Date: 
06 Pri 2016
Botuesi: 
Child Protection Hub

Vitet e shkuara, sidomos kur bëhet fjalë për Dekadën e Përfshirjes së Romëve, janë nxjerrë shumë mësime për lehtësimin e përfshirjes së Romëve. Dekada që filloi me një konferencë në Budapest në 2003 titullohej: “Romët në një Evropë që po zgjerohet: sfidat për të ardhmen.” Konferenca fokusohej tek nisma për të bashkuar aktorët përkatës dhe për të eliminuar barrierët për përfshirjen e Romëve në Evropë. Pas këtij momentum, në 2005 u propozua që kjo nismë të kthehej në një program dhjetëvjeçar. Megjithëse Dekada nuk I ka plotësuar pritshmëritë, u nxorën mësime të rëndësishme që mund të përdoren për praktika të ardhshme. 

  • Edukimi

Përparimi në edukim nga shumë konsiderohet si hapi më i suksesshëm nga të gjitha përpjekjet dhe nismat e Dekadës. Këto masa edukative kanë përfshirë ofrimin e bursave për studentët Romë si dhe ju kanë ofruar mundësi stazhi për t’u zhvilluar profesionalisht. Ky proces jo vetëm që ekspozon Romët ndaj mjedisit ku do të kishin shumë vështirësi në të kundërt, por edhe i ekspozon popullsinë që nuk është Rome me atë Rome si koleg, lehtëson ndërveprimin me shoqërinë. Ky është hap i rëndësishëm për të luftuar diskriminimin dhe stereotipat.

Maria Metodieva, ish drejtoresha e Institutit të Hpur për çështjet Rome në Sofje të Bullgarisë, tha në një intervistë se ka pasur pasur mjaft sukses në këtë fushë. Solli shembullin e një studenti juridiku që ju ofrua stazhi tek një kompani në Sofje. Pas tre muajsh i ofruan punë ku punoi për shumë vite. Solli edhe shembullin e një personi që ishte i interesuar tek format alternative të furnizimit me energji elektrike, i cili u vendos tek një kompani furnizimi me energji ku dhe punoi për një vit e gjysëm dhe pastaj kompania i dha bursë për një program master në Amerikë1Një sukses tjetër është rasti i Štefan Vavrek, i cili studioi me ndihmën e Fondit për Edukimin e Romëve. Pas diplomimit, filloi një program për 250 fëmijë dhe familjet e ture në Sllovaki dhe krijoi një rrjet për vullnetarë me mësues romë dhe jo romë. Përpjekjet e tij ndihmuan për rritjen e notave, uljen e rasteve të braktisjes së shkollës në zero dhe rriti nivelin e vazhdimësisë së arsimit nga fëmijët. Tani,  Štefanështë kryetari i b ashkisë së qytetit që ka një popullsi jo rome prej  75%. 

  • Qasja e integruar e politikave

Është konstatuar se një nga metodat më të mira për integrimin e Romëve është duke përdorur qasjen multi-disiplinare për përfshirjen sociale. Kjo arrihet duke adresuar disa probleme të ndryshme sociale në të njëjtën kohë, përfshirë strehimin, edukimin, pjesëmarrjen civile dhe politike, shëndetin dhe kuptimin kulturor. Besohet se duke adresuar cështje të izoluara si edukimi nuk do ketë efektivitet pa adresuar edhe problemet shëndetësore dhe strehimin pasi janë të ndërlidhura me njëra tjetrën. Nënkupton që duhet të bashkohen fushat e ndryshme si OJQ-të, CSO-të dhe agjencitë qeveritare për të punuar për maksimizimin e impaktit. Kjo sjell përdorim më të mirë të burimeve të kufizuara në këtë kohë ku ka edhe shtrëngime fiskale, duke shmangur dublikimin dhe të fokusohen më shumë te objektivat e përbashkëta.

The Creating Effective Grassroots Alternative Foundation (CEGA), i themeluar në1995, ka praktikuar një qasje të integruar për përfshirjen e Romëve në Bullgari. CEGA mbështet grupet Rome për përpjekjet e tyre për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të përmirësuar edukimin duke ju mësuar bullgarisht fëmijëve Romë që nuk flasin gjuhën. Punojnë edhe për të përmirësuar punësimin duke i mbështetur me nisma bujqësore dhe sipërmarrëse.

Autoriteti lokal Kavarna ka përdorur edhe në nivel vendor qasjet e integruara. Punojnë për integrimin e minoriteteve duke adresuar probleme si punësimi dhe duke ofruar mbështetje për dokumentacionin plotësuar dhe për të kërkuar punë. Në lidhje me edukimin, ekziston një projekt që trajnon mësuesit mbi format e ndryshme për të punuar me komunitetin Romë për të mbështetur fëmijët minoritar të shkojnë shkollë dhe tëndihmojnë edhe prindërit. Ata punojnë edhe për të përmirësuar infrastrukturën e lagjeve Rome duke punuar me kanalizimet e ujit të pijshëm dhe ujrave të zeza si dhe duke legalizuar disa nga shtëpitë ku jetojnë Romët.

  • Zgjerim i objektivit të synuar

Zgjerim i objektivit të synuar nënkupton se disa nga problemet me të cilat përballet komuniteti romë prekin edhe popullsinë e gjerë. Për shkak të kësaj, është e rëndësishme që problemet me të cilat përballen Romët të vendosen në axhendën kombëtare. Pra, të gjitha sëmundjet sociale me të cilat përballen komuniteti duhet të adresohenbashkërisht në vend që të vendoset theksi vetëm tek një grup etnik. Kjo ndihmon që të mos rritet zemërimi drejt komunitetit Romë nga popullsia jo rome për shkak të favorizimit ose trajtimit të veçantë. Kjo do të ndihmojë që çështjet Rome të përfshihen në diskutime më të gjera në nivel kombëtar, duke reduktuar kështu mundësine e margjinalizimit dhe neglizhimit të problemeve me të cilat përballen Romët.

Agjencia e punësimit në Bullgari synon të asistojë të papunët që të gjejnë punë. Programi nuk synon ekskluzivisht Romët por të gjithë ata që kërkojnë punë. Në të njëjtën kohë, synojnë edhe Romët duke punësuar ndërmjetës që vijnë nga komuniteti Romë dhe që kanë më shumë probabilitet për tëndërtuar besimin, duke kuptuar se çfarë kërkojnë Romët e papunë. Nëpërmjet këtij kombinimi përshtatjeje dhe targeti specifik, agjencia është në gjendje të asistojë të gjithë popullsinë duke i ofruar asistencë shtesë edhe komunitetit Romë.

  • Pjesëmarrja përfshirëse:

Nja nga idetë që ka shfaqur rëndësi gjatë Dekaës së Përfshirjes Rome ka qenë koncepti “asgjë për ne, pa ne”. Kjo nënkupton që duhet të punohet me drejtuesit dhe organizatat Rome për adresimin e problemeve me të cilat përballet komuniteti dhe kur të hartohet politikat për komunitetin. Duke punuar me drejtuesit e komunitetit Romë dhe OJQ-të Rome krijon një ide se me çfarë përballet komuniteti dhe rrit besimin midis komunitetit dhe zbatuesve të projektit. Lehtëson edhe pjesëmarrjen politike dhe sociale nga komuniteti Romë kur mendojnë se edhe ata duhet të luajnë një rol dhe të kenë mundësi të bëjnë një ndryshim për komunitetin e tyre.

Nismëtarët e Dekadës së Përfshirjes Rome kanë bërë zgjedhjen strategjike për të punuar me të rinjtë Romë, meshkuj dhe femra që kanë treguar aftësitë e tyre për të adresuar nevojat e komunitetit. Fondacioni i Hapur për Shoqërinë dhe Banka Botërore vendosën për pjesëmarrësit dhe zgjodhën 12 drejtues Romë nga çdo shtet. Të rinjtë drejtues Romë kontribuan shumë për të përgatitur dokumentat e Dekadës si dhe planet kombëtare të veprimit duke vendosur përparësi dhe strategji. Këta drejtues të rinj besonin se përfshirja e tyre luante rol të rëndësishëm për t’i dhënë formë Dekadës. Ky ishte edhe mendimi që i bëj jehonë edhe Xhorxh Soros.

Është e qartë se me gjithë përpjekjet, rezultatet ishin larg atyre që synoheshin për përfshirjen sociale të komunitetit Romë. Duhen të bëhet më shumë për të garantuar se minoriteti më i madh në Evropë të ketë të njëjtat pasuri dhe ideale si pjesë tjetër e shtetasve evropian. Ajo që u përmend më sipër ishte vetëm një shembull i shkurtër i mënyrës sesi mund të bëhet në mënyrë efektive përfshirja, ka edhe masa të tjera që nuk janë përfshirë në listë por që janë tejet efektive. Sigurisht që ka edhe të tjera që duhet ende të zbulohen dhe të vendosen në praktikë. 

 

Topic(s): 
Gjuhё(t) e materialeve: 
anglisht
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje: 
Evropa

Ky projekt është financuar nga: