Programi i Përkujdesjes pas Lirimit nga burgu

This content was suggested by: 
Date: 
26 Kor 2016
Botuesi: 
Shërbimi Sprovues i Kosovës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës

Programi i përkujdesjes pas lirimit nga burgu është program i bazuar në komunitet që siguron kalim efektiv nga burgu në kthimin në komunitete për të miturit, duke ofruar mbikqyrje të rregullt dhe kontinuitet të shërbimeve dhe programeve që promovojnë riintegrim të suksesshëm të të miturve nga institucioni tek familja dhe në komunitet. Programi i përkujdesjes pas lirimit është dizajnuar për t'iu ofrouar përkrahje të miturit dhe familjes pasi të jetë liruar nga Qendra Korrektuese në Lipjan.  Zbatimi i programit për përkujdesje pas lirimit është përgjegjësi e Shërbimit Sprovues të Kosovës dhe procesi i zbatimit të këtij programi fillon me procesin e menaxhimit të rastit në kuadër të Qendrës Korrektuese në Lipjan që është përgjegjësi e përbashkët e Shërbimit Korrektues dhe Shërbimit Sprovues të Kosovës.

Implementimi i programit për përkujdesje pas lirimit synon: 

- Zvogëlimin e recidivizmit 
- Të ofrojë vazhdimësi të kujdesit përmes procesit të menaxhimit të rastit;
- Të ngrisë kapacitetin e zyrtarëve të shërbimit sprovues  që punojnë me të miturit; 
- Ngritjen e përputhshmërisë me standarded ndërkombëtare të drejtësisë së të miturëve;
- Fuqizimi i marrëdhënieve në mes shërbimit Sprovues dhe Shërbimit Korrektues ; dhe
- Definimi i përgjegjësive të Qendrës për Punë Sociale dhe Shërbimit Sprovues në ofrimin e programit të përkujdesjes së pas lirimit.

Qëllimet e Programit të Përkujdesjes së Pas Lirimit janë:

- Të sigurojë standardizmin në dokumentacion dhe në procesin e planifikimit të menaxhimit të rastit 
- Të sigurojë pjesëmarrje maksimale për të miturit dhe familjet e tyre, zyrtarët sprovues, zyrtarët për punë sociale, arsimtarët dhe agjencionet e komunitetit në zhvillimin e shërbimeve të vazhdueshme; 
- Të ofrojë shërbime që janë të dizajnuara për kthimin e të miturve në komunitet më mirë të pajisur që të jenë anëtarë produktiv të shoqërisë; dhe 
- Të sigurojë që secili i mitur të merret si i përgjegjshëm.  

 

 

Ky projekt është financuar nga: