Start and finish time of webinar
3pm CET

Për webinarin:

Ky është një webinar i përbashkët me Fushatën Destinacioni i panjohur dhe Terre des Hommes mbi të drejtat e fëmijëve brenda Marrëveshjeve Globale të OKB-së.

Në shtatorin e kaluar e gjatë Samitit të nivelit të lartë për refugjatët dhe migrantët, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Deklaratën në New York për refugjatët dhe emigrantët, i cili përcakton një agjendë ambicioze rreth mbrojtjes dhe ndarjen e përgjegjësisë për refugjatët dhe emigrantët në një shkallë globale. Gjatë 18 muajve të ardhshëm, komuniteti ndërkombëtar do të thirret për ti përkthyer këto angazhime në praktikë duke zhvilluar Marrevëshjen Globale për Refugjatët dhe Marrëveshjen Globale mbi Sigurinë dhe Migrimin e rregullt.

Për këtë arsye, një numër agjensish kanë ardhur së bashku për të udhëhequr Nismën për të Drejtat e Fëmijëve në Marrëveshjet Globale. Kjo iniciativë sjell bashkë agjencitë e OKB-së, shoqërisë civile, institucionet e të drejtave të njeriut, donatorët dhe sektorin privat dhe mblidhet bashkërisht nga Save the Children dhe Terre des Hommes. Nisma ka të bëjë me krijimin e një komuniteti të akterëve që mund ta mbështesin përkthimin e angazhimeve në Deklaratën e Nju Jorkut, në veprim që me të vërtetë i mbron fëmijët.

Përvec disa arsyeve për optimizëm, Deklarata e Nju Jorkut ka shënuar një hap prapa në mbrojtjen e fëmijëve refugjatë dhe të emigrantëve, siç ka deklaruar se arrestimi për fëmijët mund të përdoret si masë e fundit - duke i lejuar qeveritë të vazhdojnë ti arrestojnë ata.

Ky është një rezultat i pakënaqshëm dhe Fushata Destinacion i Panjohur dhe Terre des Hommes janë duke avokuar me partnerët e tyre për ndalimin e paraburgimit të fëmijëve dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në lëvizje, për të siguruar që para së gjithash ata të konsiderohen si fëmijë.

Webinari do të sjellë nje vështrim më të afërt në Deklaratën e Nju Jorkut, për Refugjatët dhe Emigrantët dhe ndikimin negativ që mund të ketë mbi fëmijët në lëvizje. Webinari do të jep më shumë informacion për Fushatën Destinacioni i Panjohur dhe Nismës për të Drejtat e Fëmijëve në Kompaktet Globale.

Më shumë informacion:

Fushata Destinacioni i Panjohur

Parimet e rekomanduara për fëmijët në lëvizje dhe fëmijëve të tjerë të prekur nga emigrimi

Iniciativa për të Drejtat e Fëmijës në Kompaktet Globale

 

Rreth folësve:

Vincent Tournecuillert është menaxher i programit për emigrimin evropian në Fondacionin Terre des hommes. Gjatë viteve në Terre des Hommes, z Tournecuiller ka punuar si Koordinator në fushatën Globale për Sekretariatin Ndërkombëtar të Federatës Ndërkombëtare të Terre des hommes dhe Këshilltar Rajonal për Mbrojtjen e Fëmijëve për Afrikën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut duke punuar në katër fusha (menaxhimin e ciklit të projektit, ngritjen e kapaciteteve, hulumtim dhe zhvillim dhe komunikim dhe Avokim). Në vitin 2006, z. Tournecuillere ka krijuar zyrën rajonale të Tdh-së për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe punoi për dymbëdhjetë vitet e fundit në çështjet transnacionale për mbrojtjen e fëmijëve brenda Evropës dhe me vendet fqinje. Ai gjithashtu ka punuar si gazetar dhe reporter ndërkombëtar  në vendet në krizë (Ballkan, Afrikë qendrore).

Amy Hong është duke punuar ngushtë me Sekretarin e Përgjithshëm për të siguruar përmbushjen e angazhimeve të Terre des Hommes " Për nismën për të drejtat e fëmijëve në Marrëveshjet Globale. Amy po kontribuon në dokumentin e punës "të Drejtave të Fëmijëve në Kompaktet Globale", në organizimin e Konferencës Globale për fëmijët në lëvizje, dhe në strategjinë globale të avokimit për rëndësinë e një qasjeje të përbashkët, të harmonizuar me fëmijët në lëvizje dhe fëmijët e tjerë të prekur nga emigrimi.

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
78
ChildHub - si një platformë ndërvepruese dhe komunitet profesionistësh që nxisin mësimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e mbrojtjes së fëmijëve - është i gatshëm të mbështesë organizatat lokale në Evropën Juglindore në projektet e tyre…
0
103
Amnesty International (AI) publikoi vëzhgimet e tyre në Komitetin e KB për të Drejtat e Fëmijëve në Draft Komentin e Përgjithshëm Nr 24,  Nr. 24 pasi ishte hapur thirrja për komente. Ky dokument përfshin sugjerime të AI për terminologjinë…
yes
0
289
  Më 25 Janar 2022, u zhvillua në Tiranë mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, të përbërë nga ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, ai i Drejtësisë, Ulsi Manja, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi,…
yes
0
53
Pavarësisht nëse ata janë nën izolim dhe jashtë shkollës, në kampe refugjatësh ose në fshatra të mbushura me njerëz, të ndaluar ose që jetojnë në rrugë, të institucionalizuar apo në lëvizje, fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë të dëgjohen. Por…
no
0
164
  Më 3 nëntor, qeveria shqiptare ka miratuar Axhendën e re për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, 2021 - 2026. Vizioni i AKDF 2021-2026 është krijimi i një mjedisi të favorshëm për rritjen e sigurt dhe të shëndetshme të fëmijëve, zhvillimin…
0
23
Rreth webinar-it: Ky webinar është për çdo organizatë të interesuar në përpjekjet e avokimit në lidhje me fëmijët në migracion. Do të prezantojë burime për të mësuar rreth të drejtave të fëmijëve dhe politikave të BE-së në dispozicion edhe përmes…
0
109
Komiteti për të Drejtat e Fëmijëve ka shprehur shqetësimin për situatën e fëmijëve në të gjithë botën, dhe veçanërisht fëmijët në rrezik, për shkak të efekteve të pandemisë COVID-19. Pandemia lë shumë fëmijë me efekte të forta fizike, emocionale dhe…
0
83
Ky kurs për mësim online i UNICEF-it do të përmirësojë njohuritë tuaja mbi të drejtat e fëmijëve dhe qasjen e duhur, duke u ofruar individëve mundësinë për t'u njohur me objektivat e UNICEF-it, ku të drejtat e fëmijëve janë në thelbin e saj. Për më…
0
880
Rreth kursit Në të gjithë botën, fëmijët janë të rrezikuar nga dhuna, abuzimi, shfrytëzimi dhe neglizhenca. Konfliktet dhe fatëkeqësitë natyrore kanë detyruar miliona fëmijë t'i lënë shtëpitë e tyre dhe të konfrontohen me rreziqet e migrimit dhe…
0
28
Eurochild, rrjeti evropian për advokimin e fëmijëve, do të bashkohet me firmën më të madhe të ligjit në botë, Dentos, në një bashkëpunim strategjik të zhvilluar për të mirën e të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve në të gjithë Evropën. Dentos do të…
0
125
Më 12 dhjetor 2019, në Kinë u zbulua një rast i pneumonisë me etiologji të panjohur. Më 31 dhjetor 2019, shpërthimi i kësaj sëmundjeje të re u raportua për herë të parë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH, 2020a). Koronavirusi i ri është…
0
109
BoliMe dëshiron të krijojë tetë episode të reja të serisë video WeTalk për të mbështetur shëndetin mendor të individëve dhe komuniteteve Kush jemi ne? BoliMe është një ekip vullnetar profesionistësh të përkushtuar me formim në psikologji, filozofi,…
0
32
Një kod i ri për të drejtat e fëmijëve u miratua nga parlamenti gjeorgjian vitin e kaluar dhe më 1 shtator 2020 sapo hyri në fuqi. Hartimi i risive u bë i mundur falë ndihmës së çmuar të UNICEF, BE, USAID dhe FES. Sapo kodi u miratua menjëherë…