Ndërhyrjet e fokusuara tek familja për fëmijët refugjatë në kontekstet urbane (ChildHub Webinar)

You need to login in to ChildHub before you can join this webinar. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Data: 
21 Sht 2017
Start and finish time of webinar: 
3pm CET
Lecturer: 
Dr. Nancy Baron, Founder and Director of the Psycho-Social Services and Training Institute

Lidhur me webinarin:

Konteksti urban ofron mundësi unike por dhe mjerim për fëmijët refugjatë.

Mbi 60% e të zhvendosurve tani jetojnë në kontekste urbane. Punonjësit humanitarë janë fokusuar në percaktimin e duhur të hartimit dhe zbatimit të ndërhyrjeve për fëmijët e zhvendosur në kampe. Këto ndërhyrje nuk mund të klonohen dhe inovacioni i ri është i nevojshëm në kontekstin urban. Strategjite e fokusuara specifikisht tek familja - jo femija - do te prezantohen ne kete webinar. Këto ndërhyrje ndihmojnë për fuqizimin e familjeve në mënyrë që prindërit të kenë qëndrime pozitive dhe të udhëheqin me përgjegjësi fëmijët e tyre për të gjetur mundësi dhe për të jetuar në mënyrë të sigurtë në kontekstin urban, përkundër sfidave dhe zhgënjimeve të tij.

 

Klik ketu per te pare ne cfare ore fillon webinari ne zone tuaj.

Lidhur me prezantuesin:

Dr. Nancy Baron është themeluese dhe drejtore e Institutit të Shërbimeve Psiko-Sociale dhe Trajnimit në Kajro, Egjipt. Ky program ofron ndërhyrje psiko-sociale, shëndeti mendor dhe mbrojtje për refugjatët afrikanë, irakenë dhe sirianë dhe azilkërkues në kontekstin urban. Ekipi është një grup i trajnuar i refugjatëve që ndihmojnë komunitetet e tyre 24-7 përmes mbështetjes në shtëpi dhe në komunitet nga refugjatët për refugjatët në gjuhën e tyre dhe në përputhje me kulturat dhe traditat e tyre.

Dr. Baron perfundoi doktoratën e saj në arsim në Universitetin e Massachusetts, U.S.A. me një përqendrim në terapinë familjare dhe psikologjinë e këshillimit. Që nga viti 1989, ajo ka ofruar konsultime, vlerësime, trajnime, dizajn dhe zhvillim të programeve, monitorim dhe vlerësim për organizatat e OKB-së dhe OJQ-të ndërkombëtare dhe vendore në iniciativat për mbrojtjen e shëndetit psikosocial, shëndetit mendor, mbrojtjes dhe ndërtimit të paqes në familje dhe familje për vendet e konfliktit dhe pas konfliktit . Ajo ka trajnuar ekipe dhe ka jetuar dhe ka punuar me popullata të prekura në Lindjen e Mesme: Arabia Saudite, Territoret Palestineze të Okupuara, Jordania dhe Libani; në Afrikë: Burundi, Egjipt, Guinea Conakry, Kenia, Liberia, Libia, Sierra Leone, Somalia, Afrika e Jugut, Sudani Jugor, Sudani dhe Uganda; në Azi: Afganistan, Bangladeshi, Kamboxhia, Indonezia, Japonia dhe Sri Lanka; në Evropën Lindore: Kosovë dhe Shqipëri; në Amerikën e Jugut: Kolumbi; dhe në Paqësorin e Jugut: Ishujt Solomon.

Si të merrni pjesë në webinar:

Përdorni butonin më poshtë për t'u rregjistruar ne webinar. Disa orë përpara webinarit ju do të merrni një email me lidhjen në dhomën e webinarit dhe udhëzime se si të hyni. Bashkimi me webinarët tanë është shumë e lehtë, nuk kërkon ndonjë aftësi të veçantë prej jush dhe merr vetëm një minutë ose dy. Ju mund të bashkoheni me webinarin nga kompjuteri, tableti ose telefoni juaj celular.

Gjuhё(t) e materialeve: 
English
Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: