Nga Seria e INSPIRE: Historia e suksesit ndërkombëtar të programit KiVa Antibullying

You need to login in to ChildHub before you can join this webinar. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

This webinar has already taken place. You will not be able to join it.

Data: 
21 Mar 2019
Start and finish time of webinar: 
2pm - 3 pm CET
Lecturer: 
Ms. Johanna Alanen, International project manager, KiVa Antibullying Program, University of Turku
Organizatori: 
Child Protection Hub

 

Jemi të lumtur t'ju ftojmë për një sesion tjetër në serinë e webinareve INSPIRE! Të enjten, më 21 mars do të kemi kënaqësi të dëgjojmë nga një lektore e shkëlqyer rreth praktikës premtuese që është zbatuar në mbarë botën, e lidhur me strategjinë e mëposhtme të INSPIRE-it:

Strategjia 7: Arsimi dhe aftësitë për jetën

Edukimi cilësor i ndihmon fëmijët të fitojnë njohuri, shkathtësi dhe përvoja që ndërtojnë qëndrueshmëri dhe reduktojnë faktorët e rrezikut për dhunë. Kur sistemet arsimore, shkollat, prindërit dhe komunitetet angazhohen për sigurimin e mjediseve mësimore të sigurta dhe të angazhuara, fëmijët janë më të aftë të arrijnë suksese akademike, të rriten shoqërisht dhe të shmangin përjetimin ose kryerjen e dhunës.

KiVa është një program inovativ, i vlerësuar me çmime dhe i bazuar në dëshmi, i bazuar në hulumtimet e fundit mbi bullizmin dhe mekanizmat e tij. KiVa është zhvilluar në Universitetin e Turku, me fonde nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës e Finlandës. Ky është një program i kërkuar dhe zbatohet në mbarë botën nga Finlanda në Zelandën e Re dhe nga Argjentina në Britani të Madhe.

Në këtë webinar ju do të mësoni rreth:

  • Fenomenit te bullizmit dhe mënyrën se si programi i anti-bullizmit KiVa ndërhyn në bullizmin dhe viktimizimit
  • Efektiviteti i programit KiVa
  • Si KiVa mund të zbatohet jashtë Finlandës

 

Lidhur me prezantuesen:

Që nga viti 2014, Johanna ka punuar në ekipin e eksportit të arsimit në Universitetin e Turku dhe është përgjegjëse për eksportimin e programit antibullizem KiVa në vende të reja përmes partneriteteve të licencimit. Ajo është gjithashtu pjesë e ekipit të trajnimit që trajnon trajnerë të rinj me Certifikate KiVa në nivel global dhe ndihmon në proceset e lançimit dhe implementimit të KiVa me sukses në rajonet e reja.

Lidhur me serite INSPIRE:

Në dimër 2019 ChildHub promovon paketën INSPIRE: Paketa INSPIRE paraqet një qasje të bazuar në dëshmi për të ringjallur, përqëndruar dhe zgjeruar përpjekjet aktuale multisektoriale për të parandaluar dhe për t'iu përgjigjur dhunës ndaj fëmijëve. Është zhvilluar në bashkëpunim me OBSH-në, CDC-në, Partneritetin Global për Dhunën Kundër Fëmijëve, PEPFAR, PAHO, UNICEF, UNODC, USAID, Së Bashku për Vajzat dhe Bankën Botërore. Paketa bazohet në konvergjencën midis këtyre agjencive dhe partneriteteve në strategjitë që ata kanë rekomanduar dhe paraqet provat më të mira në dispozicion.

Shtate strategjite jane:

1) Implementimi dhe forcimi i ligjeve

2) Normat dhe vlerat

3) Mjedise te sigurta

4) Mbeshtetja prinder mesues

5) Forcimi ekonomik

6) Sherbimet mbeshtetese dhe te emergjences

7) Edukimi dhe aftesimi per jeten.

Këto shtatë strategji të bazuara në dëshmi plotësohen nga dy ndërlidhës: koordinimi shumë-sektorial dhe monitorimi dhe vlerësimi. Dokumenti bazë i INSPIRE tani është plotësuar me një doracak të detajuar të Implementimit të INSPIRE, i cili përcakton mënyrën e zgjedhjes dhe zbatimit të ndërhyrjeve nga secila prej shtatë strategjive, si dhe një përmbledhje të Indikatorëve me anë të të cilave matet ndikimi dhe marrja e tyre.

Tani mund të lexoni të gjitha materialet INSPIRE  dhe gjeni regjistrime të webinarit tonë të fundit në këtë seri!

Si mund te rregjistroheni ne webinar:

Përdorni butonin më poshtë për t'u rregjistruar në webinar. Disa orë para webinarit ju do të merrni një email me link-un në dhomën e webinareve dhe udhëzimet se si të bashkoheni. Bashkimi me webinarët tanë është shumë i lehtë, nuk kërkon ndonjë aftësi të veçantë prej jush dhe merr vetëm një minutë ose dy. Ju mund të bashkoheni nga kompjuteri, tableti ose telefoni juaj celular.

Klik ketu perte pare se kur fillon webinari sipas zones tuaj kohore

Gjuhё(t) e materialeve: 
anglisht
Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: