Serite Barnahus te Childhub: Përshtatja e intervistës mjeko-ligjore me nevojat e fëmijës

You need to login in to ChildHub before you can join this webinar. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Data: 
07 Mar 2019
Start and finish time of webinar: 
2-3pm CET
Lecturer: 
Gordana Buljan Flander, Director of the Child and Youth Protection Center of Zagreb
Organizatori: 
ChildHub

 

Do të organizojme serine e dyte te mini-webinareve mbi intervistat ligjore në Barnahus më 7 mars në orën 2 të CET, për të paraqitur strategjitë dhe qasjet për të përmbushur nevojat individuale të çdo fëmije dhe për të siguruar qasje të barabartë në drejtësinë e fëmijëve në Barnahus. Kjo do të përfshijë përshtatjet për fëmijët me aftësi të kufizuara ose barrierat gjuhësore, duke përfshirë përdorimin e interpretimit. Webinar do të diskutojë gjithashtu për përshtatjen e intervistave me grupmoshat e ndryshme dhe atë që mund të prisni nga fëmijët e moshave të ndryshme.

Lidhur me prezantuesen:

Gordana Buljan Flander (PhD) është psikologe, psikoterapiste dhe drejtore e Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjëve të Zagrebit. Ajo ka punuar me fëmijët për më shumë se 30 vjet dhe ishte ndër profesionistët e parë në Kroaci që njihnin rëndësinë e çështjes së abuzimit dhe neglizhimit të fëmijëve. Në vitin 1997 themeloi linjën e ndihmës për fëmijët e abuzuar dhe të lënë pas dore; në vitin 2002 ajo filloi themelimin e Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve të Zagrebit - i vetmi institucion shëndetësor i specializuar në punën me fëmijët e traumatizuar në Kroaci.

Përveç punës direkte me fëmijët dhe familjet, ajo është aktive si akademike dhe ka shkruar 7 libra dhe disa punime shkencore. Ajo punon si pedagoge në shumë universitete dhe është Eksperte e Gjykatës për Psikologji, duke zhvilluar trajnime në mjediset e brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare, duke ndarë përvojat me profesionistë të tjerë në Kroaci dhe në mbarë botën.

 

Si të merrni pjesë në webinar:

Përdorni butonin më poshtë për t'u rregjistruar për ne webinar. Disa orë para webinarit ju do të merrni një email me lidhjen në dhomën e webinareve dhe udhëzimet se si të bashkoheni. Bashkimi me webinarët tanë është shumë e lehtë, nuk kërkon ndonjë aftësi të veçantë prej jush dhe merr vetëm një minutë ose dy. Ju mund të bashkoheni me webinarin nga kompjuteri, tableta ose telefoni juaj celular.

Kontrolloni ketu se kur fillon webinari ne zonen tuaj kohore

Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: