Start and finish time of webinar
3-4pm CET

 

Jemi të lumtur t'ju ftojmë për një sesion tjetër në serinë e webinareve INSPIRE! Të enjten, më 7 shkurt do të kemi kënaqësi të dëgjojmë nga dy folësit e shkëlqyer rreth praktikave të mira me të cilat janë përfshirë, të lidhura me dy strategji të reja INSPIRE:

Strategjia 2: Normat dhe vlerat

Normat udhëzojnë qëndrimet dhe sjelljet rreth rritjes së fëmijëve, rolet gjinore dhe pranueshmërinë e dhunës brenda një grupi ose shoqërie. Përpjekjet për të nxitur normat dhe vlerat pozitive, dhe për të zvogëluar ndikimin e dëmeve, janë një pjesë thelbësore e të gjitha strategjive INSPIRE për të mbrojtur mirëqenien e fëmijëve.

Praktikë premtuese nga Care International Balkans

Iniciativa e CARE International për burrat dhe djemtë në Ballkan është pjesë e programit të Barazisë Gjinore dhe Fuqizimit të Grave në rajon. Që nga viti 2006, CARE International Balkans ka punuar dhe është angazhuar me djemtë dhe të rinjtë rreth transformimit gjinor dhe promovimin e maskulinitetit të shëndetshëm. Si një rritje e këtij programi, CARE pa një nevojë për të punuar me baballarët e rinj dhe ata që sapo u bënë prindër. Që nga viti 2012, ajo ka bërë kërkime për të kuptuar më mirë rolin e baballarëve në kontekstin rajonal të Ballkanit që ndihmoi në krijimin e bazës për programin që ka zhvilluar.

Lidhur me folesin:

Besnik Leka është Koordinator i Projektit për programin YMI të MenCare në Kosovë dhe Shqipëri dhe gjithashtu është anëtar i MenEngage Alliance Europe, një rrjet i organizatave evropiane të përfshira në angazhimin e burrave dhe djemve, e cila është gjithashtu pjesë e Aleancës globale të Men-Engage. Pas përfundimit të certifikimit të tij në studimet gjinore në Kolegjin Dartmouth, zoti Leka ka punuar në zhvillimin social për 11 vitet e fundit dhe ka një pasion të veçantë për barazinë gjinore. Ai ka drejtuar shumë seminare me studentët për të sfiduar rolet tradicionale gjinore si koordinator i projektit për CARE ndërkombëtare. Z. Leka beson se edukimi i tij do ta ndihmojë atë të zhvillojë më tej kapacitetet e tij profesionale.

Strategjia 5: Te ardhurat dhe fuqizimi ekonomik

Family economic stability and empowerment reduce the risk factors for violence and increase protective ones. Access to resources allows parents to invest in children’s health and education, increases families’ economic resilience and reduces financial stress. Economic independence helps protect women and adolescent girls from sexual exploitation and other risks. When paired with genderequity training, income-strengthening efforts may reduce risk factors for child maltreatment, witnessing IPV, exploitation, child labour and early marriage.

Praktike premtuese - Nisma mikrofinanciare: ProSEED

Programi "Promovimi i Punësimit të Qëndrueshëm Ekonomik dhe Rajonal për Punësimin, Arsimin dhe Aftësimin Profesional në Shqipëri" (ProSEED) synon të rrisë aftësitë sipërmarrëse mes pronarëve të NVM-ve të reja ose ekzistuese që dëshirojnë të zgjerojnë biznesin e tyre, në mënyrë që të rrisin konkurrencën e tyre potenciale në nivel kombëtar dhe global. Grupi i synuar për këtë ndërhyrje është si burrat dhe gratë që janë në fazat e hershme të aktivitetit të tyre sipërmarrës (në procesin e krijimit të bizneseve të tyre ose kanë bërë këtë gjatë 3 viteve të fundit) ose që planifikojnë të inovojnë dhe investojnë në rritjen biznesit te tyre. Konkursi i Planit të Biznesit IDEA - i zbatuar në bashkëpunim të ngushtë me AIDA dhe sektorin privat - synon të ndërtojë edhe një Rrjet të Mentorëve dhe "Angels Business". Ai gjithashtu ndihmon për të reduktuar konfliktet e brendshme, zemërimin dhe dhunën e mundshme, duke ndihmuar në prezantimin e aftësive themelore financiare dhe duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit financiar për familjen.

Lidhur me folesin:

Jetona Myteveli, Diplomuar ne Mjeksi, Ekonomi dhe Psikologji është agjente ndryshimi, lehtësuese dhe psikoterapiste me një praktikë private në Tiranë. Ajo ka ekspertizë të gjerë me më shumë se 15 vjet përvojë pune për organizatat ndërkombëtare me fokus në zhvillimin ekonomik dhe fillimin e promovimit. Ajo është anëtare e Bordit të Shoqatës Shqiptare të Psikoterapisë Pozitive dhe anëtare e Shoqatës Botërore të Psikoterapisë Pozitive. Ajo është një Psikoterapiste pozitive e certifikuar nga Akademia Wiesbaden, Gjermani, dhe ka diplome si mjeke si dhe diplomë MA në ekonomi. Ajo ofron shërbime për individët dhe ekipet në çështjet transkulturore, menaxhimin e stresit, ndërmjetësimin e konflikteve, trajnimin për zhvillimin e biznesit dhe coaching. Ajo zbaton një qasje transkulturore dhe të orientuar drejt zhvillimit të kapaciteteve dhe kombinon dhe integron ekspertizën psikologjike në ndryshimet personale me njohuritë organizative, përvojën ndërkombëtare dhe një qëndrim humanistik-etik.

 

Lidhur me serite INSPIRE:

Në Janar dhe Shkurt, ChildHub-i promovon paketën INSPIRE: Paketa INSPIRE paraqet një qasje të bazuar në dëshmi për të ringjallur, përqëndruar dhe zgjeruar përpjekjet aktuale multisektoriale për të parandaluar dhe për t'iu përgjigjur dhunës ndaj fëmijëve. Është zhvilluar në bashkëpunim me OBSH-në, CDC-në, Partneritetin Global për Dhunën Kundër Fëmijëve, PEPFAR, PAHO, UNICEF, UNODC, USAID, "Së Bashku për Vajzat" dhe Bankën Botërore. Paketa bazohet në konvergjencën midis këtyre agjencive dhe partneriteteve në strategjitë që ata kanë rekomanduar dhe paraqet pervojat më të mira në dispozicion.

Shtatë strategjitë janë:

1) Zbatimi dhe perforcimi i ligjeve

2) Normat dhe vlerat

3) Mjediset e sigurta

4) Mbështetja e prindërve dhe kujdestarëve

5) Të ardhurat dhe forcimi ekonomik

6) Reagimi dhe shërbimet mbështetëse, dhe

7) Edukimi dhe aftësitë jetësore.

 

Këto shtatë strategji të bazuara në dëshmi plotësohen nga dy ndërlidhës: koordinimi shumë-sektorial dhe monitorimi dhe vlerësimi. Dokumenti bazë i INSPIRE tani është plotësuar me një doracak të detajuar të Implementimit të INSPIRE, i cili përcakton mënyrën e zgjedhjes dhe zbatimit të ndërhyrjeve nga secila prej shtatë strategjive, si dhe një përmbledhje të Indikatorëve me anë të të cilave matet ndikimi i tyre.

 

Mund te lexoni ketu te gjitha  Materialet INSPIRE dhe te gjeni incizime te webinareve te meparshem te serise!

 

Si të merrni pjesë në webinar:

Përdorni butonin më poshtë për tu rregjistruar ne webinar. Disa orë para webinarit ju do të merrni një email me lidhjen në dhomën e webinareve dhe udhëzimet se si të bashkoheni. Hyrja ne webinarët tanë është shumë e lehtë, nuk kërkon ndonjë aftësi të veçantë prej jush dhe merr vetëm një minutë ose dy. Ju mund të futeni ne webinar nga kompjuteri, tableta ose telefoni juaj celular.

 

Kontrolloni ketu kohen e nisjes se webinarit sipas zones tuaj kohore.

https://childhub.org/sites/default/files/webinars/besnik_leka_childhub_inspire_webinar_0.pdf
https://childhub.org/sites/default/files/webinars/jetona_myteveli_childhub_inspire_webinar_2.pdf

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

yes
0
68
Lidhur me webinarin: Në dy vitet e para, Partneriteti Global për t'i dhënë fund dhunës kundër fëmijëve bëri një hap të ndjeshëm në bashkimin e zërave, aksioneve dhe burimeve të aktorëve të ndryshëm në një bashkëpunim të veçantë publik-privat,…
0
125
Rreth webinarit: Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në sesionin e ardhshëm të serisë së webinareve të Childhub mbi strategjitë e INSPIRE! Kësaj rradhe do të diskutojmë dy strategji: Strategjia Nr.6 “Reagimi dhe mbështetja”, përmes një prej praktikave me…
yes
0
1701
UNICEF-i ka analizuar rezultatet e disa programeve të ndërhyrjes dhe të parandalimit të dhunës që janë zbatuar nëpër botë dhe ka identifikuar gjashtë strategji që kanë rezultuar si shumë efektive. Ndërhyrja dhe projektet për kundërpërgjigje që janë…
yes
0
90
Ky është webinari I dytë nga seria INSPIRE i cili do të prezantojë shtatë strategjitë për ndaljen e dhunës kundër fëmijëve. Ky webinar do të prezantojë strategjinë Nr. 3, “Ambiente të sigurta”. Rreth webinar-it Bazuar në gjetjet që tregojnë se dhuna…
yes
0
303
Si pjesë e projektit “T’i jepet fund dhunës ndaj fëmijëve tek ambientet e sigurisë”, e Aleancës për të Drejtat e Fëmijëve për Anglinë në partneritet me pesë organizata për të drejtat e njeriut/drejtësinë për të miturit në Evropë, për të mbledhur…
yes
0
93
Puna me hulumtuesit nga Universiteti i Bedforshair, Fshat SOS kanë përgatitur një raport të plotë mbi mbizotërimin e dhunës ndaj fëmijëve tek institucionet e kujdesit alternative, në 21 shtete nëpër botë. Raporti jep rekomandime praktike për…
yes
0
73
Rreth webinarit: Shumë vende në Evropë tani po lëvizin shpejt drejt krijimit, zhvillimit dhe zgjerimit të Barnahusit ose shërbimeve të ngjashme. Ndërsa ky moment rritet, fusha e njohurive dhe përvojës po rritet. Seria e PROMISE Webinar shtron një…
0
381
  "Imagjinoni sikur u zgjuat këtë mëngjes me titujt e lajmeve se shkencëtarët kane zbuluar një sëmundje të re, dhe se deri në 1 miliard fëmijë në mbarë botën jane ekspozuar ndaj kësaj sëmundjeje çdo vit. Dhe si rezultat - gjatë rrjedhës së…
yes
0
67
  Do të organizojme serine e dyte te mini-webinareve mbi intervistat ligjore në Barnahus më 7 mars në orën 2 të CET, për të paraqitur strategjitë dhe qasjet për të përmbushur nevojat individuale të çdo fëmije dhe për të siguruar qasje të…
0
221
  Ndërsa efektet e COVID-19 vazhdojnë në Shqipëri, situata e grave dhe vajzave, veçanërisht, viktimave të dhunes me baze gjinore dhe dhunës në familje, është ndikuar shumë. UNDP po zbaton një programi të përbashkët "Dhënia fund dhunës ndaj…
0
76
Nisur nga eksperiencat nga Somalia në Sudanin e Jugut e në Sierra Leone, Mubarak Maman, Drejtori i Mbrojtjes së Fëmijëve në Save the Children dhe Cat Carter, Këshilltar i vjetër i Mbrojtjes së Fëmijëve gjatë Emergjencave, do të flasin së bashku…
yes
0
266
Rreth webinar-it: Ky webinar është i pari nga seria INSPIRE e cila do të prezentojë shtatë strategjitë për të ndalur dhunën kundër fëmijëve. Webinari i parë do të prezendojë strategjinë Nr. 7 “Edukim dhe Aftësi Jetësore” përmes projektit hungarez…
0
49
Ky dokument është i bazuar në të dhënat dhe vëzhgimet e shtatë organizatave që punojnë në mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Ndërsa pyetësori është ndarë përmes Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, kështu që organizatat…
0
393
Kur ti, një anëtar familjeje ose një njeri tjetër që ju e doni me gjithe zemër, diagnostikohet me kancer, kjo për ju mund të jetë një nga çastet më të hidhura të jetës. Në këtë moment në kokën tuaj lindin shumë pyetje dhe paqartësi rreth sëmundjes,…
0
50
T'u mësosh fëmijëve të bëhen sipërmarrës dhe të krijojnë burimet e tyre të të ardhurave. Mësoni zgjidhjen e problemeve Mësojuni fëmijëve si të gjejnë një problem dhe pastaj ta zgjidhin atë. Kjo është mënyra më efektive e formimit të një biznesi…