T'i mbash fëmijët të sigurt

Data: 
30 Mar 2017
Start and finish time of webinar: 
13.00 CET
Lecturer: 
Cat Carter
Mubarak Maman
Organizatori: 
Keeping Children Safe

Nisur nga eksperiencat nga Somalia në Sudanin e Jugut e në Sierra Leone, Mubarak Maman, Drejtori i Mbrojtjes së Fëmijëve në Save the Children dhe Cat Carter, Këshilltar i vjetër i Mbrojtjes së Fëmijëve gjatë Emergjencave, do të flasin së bashku mbi mbrojtjen e fëmijëve në situata emergjence.

Webinar-i do të mbulojë këtë rend temash:

  • Pse fëmijët janë më të brishtë ndaj abuzimit e shfrytëzimit në kohë emergjencash
  • sfidat dhe mënyrat e mbrojtjes së fëmijëve prej abuzimit & shfrytëzimit gjatë reagimit ndaj emergjencave
  • vlerësimi i mbrojtjes ës fëmijëve nga vetë fëmijët & si ta organizosh atë
  • prezantim i programit të sigursisë së fëmijëve
  • rritja e përgjegjshmërisë tek fëmijët & familjet e tyre në këtë aspekt thelbësor të punës sonë

Lidhur me ligjëruesit:

Cat Carter ka kaluar 7 vitet e fundit duke udhëtuar nëpër botë në zonat e konflikteve dhe reagimit në emergjencë, duke punuar me fëmijët dhe familjet e tyre për të dokumentuar eksperiencat dhe nevojat e tyre,, dhe duke mbështetur reagimin humanitar të Save the Children. Duke qenë një specialist në mbrojtjen e fëmijëve në konflikt, Cat ka udhëtuar gjerësisht në Siri dhe në zonat e konfliktit në Irak, Sudan të Jugut, Somali dhe Gaza. Çështjet kryesore që ka mbuluar Cat-i janë shfrytëzimi dhe abuzimi seksual, fokusimi i fëmijëve në luftë, ndikimi i konfliktit tek fëmijët dhe shëndeti i tyre mendor, dhe përdorimi i gjerë i torturës në konfliktin Sirian. Cat-i i është përgjigjur gjtihashtu edhe emergjencave në Sierra Leone, Haiti, Indonezi, Kenia, Etiopi, Mongoli, Kales, Jordani, Liban dhe Ukrainën Lindore. Cat-i ishte një nga të parët që zbarkoi në Filipine pas tajfunit katastrofik, pas tërmetit vdekjeprurës të 20155-s në Nepal, dhe sapo është rikthyer nga Kenia, ku ishte pjesë e ekipit të reagimit ndaj krizës ushqimore në Bririn e Afrikës.

Mubarak Maman-i në profesion është Psikolog Klinik; roli i tij aktual është Drejtor Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Fëmijëve për rajonet e EA dhe MEE. Ai ka 20 vjet eksperiencë në zhvillim ndërkombëtar, të drejtat dhe mbrojtja e njerëzve/fëmijëve në shumë shtete. Para këtij pozicioni, ai ka punuar si përfaqësues i Zanzibarit në programin e Tanzanisë së Save the Children. Mubarak-u ka punuar si ligjërues i Psikologjisë Klinike në shumë universitete në Sudan përpara se të bashkohej me Misionin paqeruejtës të UN-it. Mubarak-u ka cilësi dhe eksperiencë thelbësore në mbikëzyrjen teknike dhe menaxheriale në programet e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve. Ai ka punuar në ngritjen dhe forcimin e sistemeve të mbrojtjes së fëmijëve në Zanzibar, Darfur, Sudan të Veriut e të Jugut dhe në Pakistan. Fusha të tjera të ekspertizës së tij përfshijnë pjesëmarrjen e fëmijëve, mbështetjen psikologjike, përgjegjshmërinë dhe advokimin ndaj fëmijëve.

Regjistrohu në webinar ose për më shumë detaje, kontakto Maryam Ehsani-n në adresën: maryam.ehsani@keepingchildrensafe.org.uk 

Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: