Webinar i Childhub & ISPCAN: Burnout-i në profesionin e Fushës së Mirëqënies së Fëmijëve

You need to login in to ChildHub before you can join this webinar. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Data: 
20 Mar 2019
Start and finish time of webinar: 
4-5pm CET
Lecturer: 
Emina Borjanić Bolić, PhD, College of Social Work Belgrade Serbia
Organizatori: 
Child Protection Hub / Terre des hommes

Lidhur me webinarin:

Jemi të lumtur t'ju ftojmë në një webinar të përbashkët të Childhub dhe ISPCAN mbi burnoutin në profesionin e mirëqenies së fëmijëve! Në punën e tyre të përditshme, profesionistët e mirëqenies së fëmijëve janë të ekspozuar ndaj një sërë ngjarjesh traumatike, duke përfshirë dhunën në familje dhe abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve. Nuk është befasi që aq shumë ekspertë të ndihen të shqetësuar dhe të zhytur plotësisht në punën e tyre të përditshme. Hulumtime të ndryshme tregojnë se punonjësit e mirëqenies së fëmijës përjetojnë një nivel të lartë ngarkese emocionale, duke kontribuar në performancën e dobët të punës dhe largimin nga puna. Si rezultat, është thelbësore që çdo profesionist të marrë mbështetjen e nevojshme dhe të gjejë një mënyrë për të ofruar një shërbim për fëmijët dhe familjet duke ruajtur mirëqenien e tyre.

Në këtë webinar ne do:

  • Diskutojme se çfarë është burnout dhe si ndryshon nga nderhyrje ne trauma e ndërhyrjes dhe lodhja e dhembshurisë
  • Identifikojme faktorët e rrezikut personal dhe organizativ, dhe
  • Analizojme se si te mbrojmë veten nga burnout

Qëllimi kryesor i këtij webinari është që të transmetojë njohuritë themelore të burnout tek menaxherët, profesionistët e linjës së parë dhe supervizorët. Këta janë një grup shumë i rëndësishëm i aktorëve në këtë drejtim, pasi ata duhet të kenë njohuri të larta të burnout për ta njohur atë midis stafit të tyre dhe të jenë në gjendje të reagojnë në mënyrë adekuate, si dhe të marrin masa efektive parandaluese në vend.

Lidhur me prezantuesen:

Emina Borjanić Bolić, PhD është punonjese sociale dhe asistent profesore në Kolegjin e Punës Sociale Beograd. Ajo ka botuar dokumente të shumta shkencore në fushën e stresit sekondar traumatik dhe traumatizimit të ndërmjetëm ndërmjet profesionistëve të mirëqenies së fëmijëve dhe traumave në përgjithësi. Ajo gjithashtu ka një eksperiencë disa vjeçare në punën e drejtpërdrejtë me fëmijët si Kryetare e Strehëzes se Emergjences per Traumat për fëmijët e abuzuar në Beograd.

Lidhur me organizatoret:

Child Protection Hub një rrjet rajonal i pranishëm në më shumë se tetë vende të SEE, me qëllim që të kontribuojë në prodhimin dhe shpërndarjen e njohurive mbi mbrojtjen e fëmijëve dhe tema të lidhura me të drejtat e fëmijëve. Childhub ofron burime të shumta pa pagesë për profesionistët e mbrojtjes së fëmijëve në gjuhët lokale, mundësitë për ndërtimin e kapaciteteve online dhe offline dhe mundësitë e shkëmbimit të njohurive. Të punojmë së bashku me organizata të tjera të shquar në këtë fushë është një çelës për të qenë efektiv, prandaj jemi veçanërisht të kënaqur që kemi këtë webinar të përbashkët me ISPCAN!

The International Society for the Prevention of Child Abuse and Neglect (ISPCAN) është një organizatë multidisiplinare jofitimprurëse e fokusuar në ndihmën ndaj profesionistëve që punojnë me fëmijët për të parandaluar dhe trajtuar abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve në të gjitha format e tij. Që nga themelimi ynë më shumë se 40 vjet më parë, ISPCAN ka lidhur mijëra profesionistë nga fushat e psikiatrisë, psikologjisë, mjekësisë, infermierisë, punës sociale, arsimit, ligjit, shëndetit publik dhe qeverisë përmes konferencave dhe kongreseve tona, trajnimeve, forumeve dhe punës ne Grupe, një revistë mujore, dhe botime dhe burime të tjera kryesore. Ne besojmë se nëpërmjet edukimit, bashkëpunimit dhe një qasje shumëdisiplinare mund t'i japim fund tragjedisë së parandalueshme të abuzimit dhe neglizhimit për fëmijët kudo.

Si mund te rregjistroheni ne webinar:

Përdorni butonin më poshtë për t'u rregjistruar në webinar. Disa orë para webinarit ju do të merrni një email me link-un në dhomën e webinareve dhe udhëzimet se si të bashkoheni. Bashkimi me webinarët tanë është shumë i lehtë, nuk kërkon ndonjë aftësi të veçantë prej jush dhe merr vetëm një minutë ose dy. Ju mund të bashkoheni nga kompjuteri, tableti ose telefoni juaj celular.

Klik ketu per te pare se kur fillon webinari nga zona juaj kohore.

 

Gjuhё(t) e materialeve: 
anglisht
Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: