Webinari i 3-të i serisë COVID 19: Siguria gjatë punës online dhe konsideratat etike

You need to login in to ChildHub before you can join this webinar. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

This webinar has already taken place. You will not be able to join it.

Data: 
28 Maj 2020
Start and finish time of webinar: 
11:00 - 12:30
Lecturer: 
Mirgit Vataj
Sabina Carcani

Mirgit Vataj është Drejtor Ekzekutiv i ALO 116111 Linjës Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës.

Ai është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale në degën Punë Sociale dhe ka një eksperiencë prej më shumë se 10 vitesh në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëvë. Eksperienca e tij shtrihet në menaxhimin e programave të ndryshme pranë CRCA/EPCAT Shqipëri si në fushën e fëmijëve në konflikt me ligjin, integrimin e fëmijëve rom në kopshte dhe shkolla, mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna seksuale, siguria në internet e fëmijëve etj.

Në vitin 2015 ka kontribuar me ekpertizën e tij në ndërtimin e platformës së parë për sigurinë në internet të fëmijëve isigurt.al. Njëkohesisht gjate viteve te punes ai ka qene pjese e studimeve kombetare ne cilesi te ndryshme, bashkehartues I nje sere raportesh, manualesh, dokumentesh politike e informues  etj.

Sabina Carcani ka punuar në fushën e mbrojtjes sociale dhe përfshirjes për më shumë se 20 vjet, kryesisht e përfshirë në organizata ndërkombëtare me fokus mirëqenien e fëmijëve. Gjatë 10 viteve të fundit ajo ka punuar me Save the Children Shqipëri dhe sot është Specialistja Tematike për Mbrojtjen e Fëmijëve në organizatë.

Ekspertiza e saj teknike përfshin pjesën më të madhe të fushës së Mbrojtjes së Fëmijëve, por me kalimin e viteve zemra dhe përpjekjet e saj janë përqendruar kryesisht në institucionet rezidenciale dhe kujdesin alternativ në Shqipëri. Ajo gjithashtu ka një ekspertizë të gjerë në mbrojtjen e fëmijëve (child safeguarding) dhe vepron si personi përgjegjës per trajnimet mbi këto cështje në SCH.

Organizatori: 
Save the Children dhe Tdh Albania

 

Ky është webinari i 3-të i serisë së webinareve mbi efektet e COVID 19 në fushën e mbrojtes së fëmijëve në Shqipëri. Duke qene se situata e re kërkoi që pjesa dërrmuese e punës për mbrotjen të bëhej online, kjo gjë njëkohësisht rriti edhe gjasat e ekspozimit të punonjësit ndaj disa rreziqeve online. Webinari targeton Punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve; Punonjësit social/Psikologët e organizatave të shoqërisë civile si dhe Profesionistë te tjere që punojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Ata do të udhëhiqen përmes cështjeve kryesore të lidhura me mbrotjen dhe etikën e te punuarit online nga dy profesionistë të fushës së mbrojtjes së fëmijëve; Mirgit Vataj dhe Sabina Carcani.

Ky webinar ka si qëllim të ndërgjegjësojë profesionistët që të përdorin në mënyrë të sigurtë teknologjinë për të zhvilluar takime, diskutime, mbledhje, shkëmbim informacioni, menaxhimin dhe referimin e rasteve. Gjithashtu ky webinar ka si qëllim të rrisë kapacitetet e profesionistëvë që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve që të ruajnë dhe kujdesen për cështjet etike gjatë punës online dhe në distancë si: kofidencialiteti, menaxhimi dhe ruajtja e informacionit, ekspozimi i përfituesve, dhenia e dakortësisë nga përfituesit etj.

Rregjistrohuni duke klik-uar butonin mëposhtë për të qenë pjesë e webinarit. Pak ore para fillimit të tij ju do të merrni një link i cili do t’ju fusë në dhomën e takimit virtual, në platformën Zoom.  

Ky projekt është financuar nga: